Protestat e të rinjve fisnike”/Neritan Ceka: Rama flet me gjuhën e pushtetit të para vitit 1990. Administrata policore rrumpallë

Tuesday, 15 December 2020 18:39

 


Historiani Neritan Ceka, duke folur për protestën për vrasjen e Klodian Rashës në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se demonstratat janë iniciuar nga rinia.


Ceka thekson se Rama flet me gjuhën e një politikani si para viteve 1990, duke shtuar se administrata e policisë është rrumpallë.

“Protestat e rinisë treguan një pjekje demokratike. Kryeministri tha se protestat janë nxitur nga politika, me të njëjtën gjuhë si në vitin 1990, duke i etiketuar si “elementë dekadentë”. Policia përdori dhunë ndaj protestuesve, duke sulmuar edhe demonstruesit paqësorë.

Tregohet se ka pasur dhunë në ambientet e komisariateve. Janë ndaluar më shumë se 200 protestues. Ka edhe të ndaluar pa asnjë shkak, duke parë që të gjejnë prova. Administrata e policisë është rrumpallë”, tha Ceka.

Neritan Ceka theksoi se duhet që të kemi një reformim të policisë.

“Dorëheqja e ministrit të Brendshëm ishte e ligjshme. Kjo polici është politike. Këta janë njerëz të Rilindjes, që veprojnë me arrogancën që karakterizon Rilindjen. Kemi të njëjtën polici, që edhe pas largimit të ministrit vepron dhunshëm. Duhet të reformohet policia. Kjo polici mund të bëjë çdo gjë.

Është ajo polici që dërgoi vendin në kaos më 1997. Nëse kjo maxhorancë vazhdon kështu, do e çojë vendin në greminë. Këta janë restaurim i pushtetit të para viteve 1990. Janë bijtë dhe nipërit e atyre që u larguan nga pushteti para viteve 1990”, u shpreh Ceka.

Më tej, Ceka vlerësoi se në Shqipëri jetojmë në dhunë politike dhe policore.

“Mendoj se opozita duhet të ftojë lëvizjen, të jetë pjesë e opozitës, duke ruajtur pavarësinë e saj. Sot kemi një dhunë verbale e fizike që ushtrohet nga policia. Populli i Tiranës duhet të protestojë në fundjavë kundër dhunës që dominon jetën politike në Shqipëri.

Dalja në rrugë e rinisë është thirrje për të ndryshuar pushteti. Është protestë fisnike, sepse rinia doli në veprim dhe del me kërkesa. Ata kërkuan ikjen e ministrit, duan edhe ikjen e drejtorit të Policisë”, vlerësoi Ceka.

Gjithashtu, Ceka shtoi se Edi Rama është në rolin e qesharakut, kurse vlerësoi se ndërkombëtarët më shumë duan stabilitet në Shqipëri sesa interesohen për të drejtat e njeriut.

“Rama hedh akuza qesharake. Nëse kryeministri mendon se rinia paguhet me para, kjo tregon se në Shqipëri nuk ka popull. Ai që mbetet qesharak është kryeministri. Diplomatët më shumë duan stabilitet politik sesa pyesin për të drejtat e njeriut. Ne jemi një vend që e kemi demokracinë e lashtë dhe nuk ka ngelur të na mësojë tjetër kush demokracinë.

Meraku im më i madh është që shqiptarët duhet të çlirohen nga frika e ekzistencës, si prsh humbja e punës etj. Nëse shqiptarët do votojnë pa frikë, të zgjedhin kë të duan. Të rinjtë do të hapin dyert e Europës”, përmbylli Ceka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...