Presidenti Meta dekreton ligjin për huanë me BERZH për reagimin ndaj pandemisë

Tuesday, 15 December 2020 20:31

 

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”.

Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligit dhe marrëveshjes së nënshkruar, rezulton se:

 

Marrëveshja, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë është nënshkruar në tetor 2020 dhe parashikon marrjen nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim të një huaje në vlerën 15 milionë euro, që do të përdoret për Projektin për Reagimin ndaj Emergjencës COVID-19 në Shqipëri.

Projekti parashikon mbështetjen e sistemit shëndetësor për të reaguar ndaj infeksionit COVID-19 menjëherë dhe në periudhë afatmesme. Kjo marrëveshje synon parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet përhapja e infeksionit COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gadishmërisë së shëndetit publik në vendin tonë.

Kjo mbështetje do të fokusohet në këto drejtime kryesore:

Së pari, parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Së dyti, rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe sëmundje që lidhen me të.

Së treti, masat për distancimin fizik dhe komunikimin në distancë.

“Ligji nr. 144/2020, është miratuar nga Kuvendi në datë 3 dhjetor 2020, ndërkohë që i është përcjellë Presidentit vetëm ditën e djeshme më datë 14 dhjetor 2020, me shkresën nr. 3130 prot., datë 14.12.2020.

Presidenti Meta, me keqardhje konstaton se në këtë periudhë ku çdo ditë është e vyer, Kuvendit i janë dashur 11 ditë ta përcjellë në Institucionin e Presidentit për shpallje këtë ligj pas miratimit.

Megjithatë, referuar qëllimit të kësaj marrëveshje dhe nevojës urgjente me të cilën po përballet vendi, Presidenti i Republikës menjëherë me administrimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë ka realizuar shqyrtimin dhe ka vendosur Dekretimin me shpallje të tij.

Presidenti Meta nxit Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19”, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...