Vjosa Osmani mesazh nga Tirana: E vërtetë që e pa e gjithë bota, Serbia kreu gjenocid në Kosovë. Shqipëria të jetë zëri ynë atje ku s’kemi

E mërkurë, 16 December 2020 17:41

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta deklaroi se Shqipërinë gjithmonë e kanë pasur krah. Duke u ndalur tek situata politike në Kosovë dhe akuzat ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Osmani tha se e vërteta e vetme që e di dhe mbarë vota është se Serbia kreu gjenocid.

Mes të tjerash ajo kërkoi që pala shqiptare të jetë zë atje ku Kosova nuk ka akses që të jetë pjesë e strukturave ndërkombëtare.

 

“Duhet të heqim barrierat, se si dy shtetet sovrane, që në shpirt gjithmonë kanë luftuar dhe nuk janë mposhtur. Shqipërinë gjithnjë e kishim në krah. Rruga jonë tutje që para syve tanë, po tentohet që të përmbyset e vërteta është Serbia ajo që ka kryer gjenocid. Nuk ka të vërtetë tjetër. Këtë të vërtetë e ka parë e gjithë bota. Në mënyrë që mos të përmbyset e vërteta, kemi nevojë për Shqipërinë. Që të jetë zëri ynë atje ku nuk kemi zë. Përderisa kemi prezencë në disa prej këtyre mekanizmave, Kosova nuk ka ulëse në një numër të madh organizatash ndërkombëtare, aty do të kemi nevojë që të intensifikohet zëri i Shqipërisë. Diskutuam për shumë fusha. Të dy vendet tona janë të shqetësuar që përqindje e qytetarëve që kanë humbur jetën nga ky virus, është i lartë. Dua t’i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave në Shqipërisë. Folëm për bashkëpunim për furnizim me vaksinën. OBSh do të japë vetëm 20 % të vaksinimit të popullsisë. Sa i përket situatës politike në Kosovë, e falënderoj zotin Meta për përkrahjen e institucioneve. Kosova këto ditë ka treguar se edhe pse është shtet i ri, ka staturë. Një ndër asetet dhe potencialet më të mëdha që e kanë Kosova dhe Shqipëria, janë mërgata jonë. Ndaj duhet të shfrytëzojmë maksimalisht të mirat e mërgatës tonë.”, -tha Osmani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...