Nga konsensusi për presidentin e ri tek zgjedhjet e parakohshme, Vjosa Osmani: Në janar do të jetë qartësuar gjithçka

E mërkurë, 16 December 2020 17:49

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani deklaroi se shpreson që deri në fund të janarit të jetë zgjidhur ngërçi politik në Kosovë, për të zgjedhur një president të ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin Ilir Meta, Osmani tha se nuk mund të bëjë parashikime sa i takon sjelljes së opozitës si dhe klasës politike në Kosovë.

 

Osmani tha se nëse vendi shkon në zgjedhje, kjo duhet të vlerësohet si diçka pozitive, pasi forcon më shumë demokracinë dhe institucionet.

“Politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme. E kam të vështirë se çfarë mund të ndodh. Në fund të muajt janar do të qartësohet gjithçka. Do të shihet nëse forcat do të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk duhet t’i shohim si diçka qe e dëmton vendin. Në këtë rast mund të prodhojnë institucione më të forta, sa i takon proceseve dhe sfidave. Cilado që të jetë sfida, ne deri në fund të janarit do duhet ti trajtojmë ato situata me maturi dhe urti. Nëse ndodhin zgjedhjet, do të ndihmonte në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja ku parlamenti aktual nuk po arrin që t i kalojë disa probleme për shkak të shumicës parlamentare. S’mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla. Në parashikime se saktë se çfarë do të ndodh, e kam të pamundur. Shumë shpejt do të ketë qartësi dhe se si do të ballafaqohemi me këto rrethana.”, tha ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...