Vangjel Tavo: Vendi po shpopullohet. Kjo tragjedi duhet ndalur

Premte, 18 December 2020 16:31

 

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo shprehet se vendi ka nevojë emergjente ndalimin e emigrimit. Në një postim në Facebook, Tavo shprehet se sot në ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrimit të rinisë.

“Vendi po shpopullohet. Kjo tragjedi duhet ndalur. Kjo tragjedi ka autor sektin e “Rilindjes” që me varfërinë, korrupsionin dhe papunësinë po e largon çdo ditë rininë tonë. Në këtë ditë përshëndes të gjithë emigrantët në Greqi të cilët me duart e tyre dhe me dërgesat e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë, kanë ndihmuar familjet e tyre këtu dhe kanë mbajtur gjallë ekonominë e familjarëve dhe vendlindjeve të tyre. Më 25 prill është dita për të sjellë ndryshimin e madh. Për t’i krijuar mundësi rinisë ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj, dhe për të krijuar punësim dhe kushte biznesi që emigrantët kudo që ndodhen të kthehen e ta ndërtojnë këtu jetën e tyre”,- shprehet Tavo në një reagim në Facebook

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...