Vjosa Osmani mbyll vizitën në Tiranë në Galerinë FAB, ja dhurata e veçantë që mori

Premte, 18 December 2020 17:06

 

Në mbyllje të vizitës së saj Presidentja në detyrë e Kosovës zj. Vjosa Osmani së bashku me vajzat e saj dhe bashkëshortin, vizitoi ekspozitën “THYER”, Galeria FAB, Universiteti Arteve.

Ekspozita e hapur nga pedagogia Taulanda Jupi dhe studentë të Universitetit të Arteve, si një kujtesë dhe rekuiem për vikitimat e dhunës në familje.

 

Gjatë vizitës së saj në këtë ekspozitë Zj. Presidente e Kosovës Vjosa Osmani shpreh: Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e përbashkët sepse edhe kultura e mentaliteti se si i shohim gratë dhe vajzat është i njëjtë. Gjatë pandemisë edhe në Kosovë, u rrit ndjeshëm dhuna në familje.

Whatsapp Image 2020 12 18 At 4.46.59 Pm
Edhe në këtë drejtim ashtu si edhe në fusha të tjera ne duhet të kemi përpjekje të përbashkëta për ndryshimin e këtij realiteti, për fuqizimin e grave dhe vajzave në të dy vendet tona. Taulanda Jupi në emër të pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve i dhuroi një pjesë të ekspozitës THYER , Zj. Vjosa Osmani.

 

 

Whatsapp Image 2020 12 18 At 4.46.59 Pm (2)
“Historia e treguar e padrejtë, na ka vendosur mes nesh kufij të dukshëm e të padukshëm. Por ata kufij të vjetër apo të rinj qofshin nuk e ndajnë dot shpirtin dhe kulturën e kombit shqiptar.

 

Whatsapp Image 2020 12 18 At 4.46.59 Pm (1)
Kam nderin t’ju dhuroj një copëz shpirt nga Ekspozita “THYER”, në shenjë vlerësimi për indegritetin, qëndrueshmërinë, forcën, vendosmërinë dhe vërtetësinë që ju përfaqësoni në politikën shqiptare por më së shumti si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin tuaj në çështje të fuqizimit të grave dhe vajzave.” tha ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...