Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti: Të rinjtë protestues u tradhtuan nga prindërit

Premte, 18 December 2020 21:29

 

Analisti Kim Mehmeti deklaron se protesta e të rinjve kundër vrasjes së Klodian Rashës u shua sepse të rinjtë u tradhtuan nga prindërit.

“Protesta e të rinjve nuk u ndërpre pse ata u frikësuan, por sepse ata u ndjenë të tradhtuar nga prindërit e tyre. Teksa të rinjtë protestonin, prindërit rrinin në shtëpitë e ngrohta dhe nuk kishin guxim të dilnin rrugëve të Tiranës kundër këtij regjimi të dhunshëm. Ndaj këtij regjimi ke dy rrugë: ose të nënshtrohesh, ose të largohesh nga Shqipëria. Prindërit nuk dolën në protesta sepse nuk duan të përballen me të vërtetën se fatin e Shqipërisë e kanë lënë në duart e njerëzve që e kanë bërë Shqipërinë të pabanueshme për shqiptarët.

 

Ky regjim jo vetëm të vret, por edhe hedh revolen për të treguar se je i dhunshëm. Përpos tragjedisë që u vra një njeri, atë e bën më rrëqethëse orvatja e policisë për të fajësuar viktimën.

Kush e la pistoletën aty? Kush i bëri ato deklarata se ai ishte i armatosur? Këto janë gjëra që të trishtojnë. Këta të vrasin dhe të poshtërojnë duke të dhënë një pension që të ulësh kokën. Dhashtë zoti që të shtohet numri i të rinjve që protestojnë dhe dhëntë zoti që ne, prindërit, ta kuptojmë se është faji ynë që kishim frikë ata që ishin të zgjedhurit tanë. Ne, në njëfarë mënyre, filluam të pëlqenim hajdutët dhe të korruptuarit. Këtë të rinj janë shumë më të guximshëm dhe më të pastër se ne”,- tha Mehmeti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...