Calavera e vetingut u përdor nga Rama/ Historia e skandalit të rëndë

Premte, 18 December 2020 21:34

 

Kasandra është një ‘raportues i brendshëm’ legjendar nga Brukseli. Bëhet fjalë për një gazetar, që denoncon skandale të forta nga kryeqyteti i Bashkimit Europian.

Kasandra e ‘New Europe’ u bë i njohur për shqiptarët kur publikoi skandalin e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Bëhej fjalë për blerjen e një vile. Kasandra vazhdoi me denoncimin e Vlahutin si një diplomate shumë pranë Edi Ramës.

Por këto ditë, Kasandra ka bërë një denoncim shumë të fortë. Siç dihet, kryeministri Edi Rama ka miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese. Presidenti Ilir Meta, i nxitur edhe nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias

 

Por siç raporton Kasandra, vartësja e Komisionerit të Zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, ka telefonuar Komisionin e Venecias dhe ka kërkuar të refuzohej kërkesa e Metës. Skandali është shumë i rëndë po të mendosh se Varhelyi kërkoi nga Rama që të priste mendimin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. A po e saboton Calavera shefin e saj?

Skandali bëhet shumë më i rëndë po të mendosh se Calavera është drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që mbikëqyr procesin e vetingut në Shqipëri. Sipas Kasandrës, Calavera mund të jetë duke flirtuar me Edi Ramën, të cilin e quan ‘Cubi i Ballkanit’.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Edi Rama citoi Calavera-n kur tha se nuk ka kushte shtesë nga BE për nisjen e negociatave.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:

https://www.syri.net/politike/391293/sabotim-i-shefit-te-komisionit-evropian-apo-thjesht-flirtim-me-cubin-e-ballkanit/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...