U ndalua dje nga policia, pedagogu Donald Martini: Më gjuajtën me shkelm në komisariat, rajonin policor do e hedh në gjyq

Diel, 20 December 2020 19:07

 

Pedagogu Donald Martini, një prej protestuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, është ndaluar dje nga policia.

Martini, në një intervistë për gazetaren Aurora Golemi për “News 24” tha se në komisariat, u ushtrua dhunë ndaj tij. Ai theksoi se njëri prej policëve i ka gjuajtur në shpullë, kurse shton se kur u ul i gjuajtën edhe me shkelm

Martini shton se ka dalë sot në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tij, ndërsa vlerëson se në Shqipëri ndodh që të vritesh edhe pa ndonjë motiv.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi direkt u largua, që ai mos të shihej. Më tej kisha dhimbje pak e më dilte gjak.

Një oficer më tha se plaga jote ka 5 orë, e i thashë “po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, deklaroi pedagogu Martini

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...