Mehdi Malkaj: Adoleshëntët që shkatërruan pronën publike hëngrën dru. Po neve që e mbrojmë, pse na rrahin?

Diel, 20 December 2020 19:44

 

Aktori i mirënjohur shqiptar Mehdi Malkaj, ka qenë sot i pranishëm në protestë për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me shumë aktivistë të tjerë.

Malkaj ngriti pyetjen se adoleshentët që dhunuan pronën publike u dhunuan, po demonstruesit për Teatrin që mbrojnë pronën publike, pse rrihen.

 

“Policia jonë, kur të rreh, të rreh me dashuri. Dolën edhe adoleshentët, dogjën edhe pemën sintetike nga Kina. Për këtë, ata hëngrën dru. Tani, ne që kemi 3 vjet dhe nuk ndërpresim protestat, do të vazhdojmë derisa të kemi frymë.

Ata hëngrën dru se shpartalluan pronën publike, po ne pse hamë dru, pse mbrojtëm pronën publike? Populli shqiptar thotë se ai që të rreh të do, po kur të rreh shumë si i bëhet?”, tha aktori Malkaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...