Vijon braktisja e Rilindjes. Ish-anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe kandidati për deputet i PS në Librazh i bashkohet LSI

Tuesday, 22 December 2020 21:49

 

Ish-anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS dhe kandidati për deputet i kësaj partie në Librazh, Sokol Skura i është bashkuar LSI.

Skura ka marrë pjesë në takimet që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot në Librazhd. Gjatë takimit me qytetarët e Librazhit, kryetarja e LSI u shpreh se më 25 prill shqiptarët do të dënojë më votë keqqeverisjen.

 

“Qytetarët e Librazhdit ndjejnë përditë e më shumë peshën e keqqverisjes së Rilindjes. Rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, në kërkim të mundësive për punësim dhe shkollim. Bashkë me Sokolin u takova sot me shumë qytetarë të zhgënjyer, që të gjendur mes papunësisë, kostove të larta të jetesës dhe arrogancës së qeverisë, kanë vendosur të mbledhin forcat për 25 Prillin, ditën kur dënojmë me votë ata që këto vite u kujdesën vetëm për mirëqenien e miqve dhe jo për qytetarët dhe familjet e thjeshta të Librazhdit e të Shqipërisë. Koha për qeverisje që kujdeset për të gjithë njësoj. Koha ta bëjmë Shqipërinë shtëpi”,- tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...