Deklarata e fortë e Berishës: Rama bëri zgjedhje kanunore, e pagoi gjakun e Klodian Ramës me pension të 8-fishtë

Tuesday, 22 December 2020 21:58

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Tempora”, ku u shpreh se Edi Rama bëri zgjedhje kanunore për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, pasi bleu gjakun e tij me pensionin e 8-fishtë që i dha familjes Rasha.

Sipas tij, vrasja e të riut është një vrasje shtetërore, ndërsa shtoi se më pas Rama veproi si një kryetar i klanit të mafias pasi e shpalli vrasjen aksident.

“Të thuash që e vrau arma e shtetit, nuk bën gjë tjetër veçse fsheh vrasësin. E vrau uniforma e shtetit. E vrau inspektori in policisë së shtetit. Se e vrau arma e shtetit apo private, kjo është se si të fshehësh vrasësin. Le ta shpallin më mbrapa aksident, përdorin vetëm kodin e mafias. Edi Rama bëri zgjidhje kanunore. Në Kanun gjaku merret, gjaku paguhet. U kthye dhe pagoi gjakun me një pension të 8-fishtë. Po ç’bëri më mbrapa? Si një kryetar i klanit të mafias e shpalli vrasjen aksident. Këtu kanuni nuk të lejon. Nëse paguan gjakun, e ke njohur si gjak, e respekton dhe shpaguan atë që ke bërë”, tha Rasha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...