Mazhoranca nuk e kapi Gjykaten Kushtetuese per shkak te qendreses se Presidentit

E Enjte, 24 December 2020 22:28

 


Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se nuk ka shprehur entuziazëm për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij nuk kemi një Gjykatë, por kemi vetëm një trupë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta deklaroi se nëse Gjykata Kushtetuese shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë ajo është e vdekur.

Meta: Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar.

Vlerësimi im është ky.

Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitetesh para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.

Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon.

Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë, por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij

Ne kemi vetëm 6 gjyqtarë, që mund të mblidhen por nuk mund të marrin një vendim, se mund të bëhen 4-2 ose 3-3.

Por nuk do hyj në kalkulime të tilla.

Dy arsye që ne duhet të kemi në vëmendje.

Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese sepse maxhoranca bëri gjithçka për ta kapur atë. Nuk e kapi atë për shkak të qëndresës së Presidentit. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të ndalojnë përpjekjet për ta kapur Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë ndodhi në seancën e fundit të korrikut pasi Komisioni i Venecias dha opinionin e tij.

Në seancën e fundit të korrikut në mënyrë të njëanshme edhe në kundërshtim me atë që ka sugjeruar Komisioni i Venecias u ndryshua ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti, që nuk është një akst ceremonial por edhe një akt verifikimi dhe kjo natyrisht që është një akt i njëanshsëm, dhe kur ndodh pas një klime bashkëpunimi, ka diçka të mbrapshtë.

Dhe përsa i përket Gjykatës së Lartë që është paralizuar, edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet që 1/3 e anëtarëve të zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Një Gjykatë Kushtetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur. Dhe të jeni të sigurtë që nuk hapen negociatat.

Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit.

Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive.

Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar”, deklaroi Presidenti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...