Meta: Rama bëri ligje speciale për oligarkët në mungesë të GJK. 90 % e shqiptarëve punojnë për një grusht politikanësh

E Enjte, 24 December 2020 23:18

 

Presidenti Meta në ‘Çim Peka Live’ foli edhe për shpopullimin e Shqipërisë si pasojë e klientelizmit të qeverisë Rama me oligarkët. Meta tha se Shqipëria ka qenë përpara vendeve të rajonit përsa i përket hapjes së kapitujve të negociatave, ndërkohë që tashmë është lënë pas nga popuj që janë 50 përqind me Evropën dhe 50 përqind me Rusinë.

‘Shiko sa mbrapa jemi me negociatat në raport fqinjët.

Janë lojërat që janë bërë më Kushtetutën.

Nuk janë bërë thjesht për çështje pushteti

Është një çështje shumë më e prekshme. Janë çështje oligarkike të lidhur me pushtetin që janë kaq të painteresuar që të kemi një shtet të së drejtës, që mbron të drejtat e shqiptarëve.

E dini që sot 90 përqind e shqiptarëve punojnë për shumë pak persona, që janë politikanë me ndikim apo sipërmarrës apo të ashtëquajturit oligarkë, që vetëm përfitojnë.

Që kanë bërë ligje speciale. Dhe sa shumë ligje speciale janë bërë tani që s’ka qenë Gjykata Kushtetuese.

Për të cilët po jepen konceisione mbi koncesione dhe pasoja është që sot kemi shpopullim dhe jo emigrim.

Nëse nga Serbia ikin për 1 mijë banorë 1 serb, nga Shqipëria ikin 12 shqiptarë.

Nga Bosnja ikin 1, shqiptarët ikin 18.

Nga Mal i Zi ikën 1, nga Shqipëria ikin 17.

Nëse nga Kosoba ikën 1, nga Shqipëria ikin 4.

Ky ka vetëm një term, quhet shpipoull

Dhe pasojat janë shumë të mëdha.

Sipas institucioneve europiane një kilometër rrugë në Shqipëri, kushton 5 herë më shumë se në Serbi që nuk është as ndonjë vend për tu marrë shembull

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...