Dekreti për Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim: Falenderojmë Presidentin Meta

Hënë, 28 December 2020 20:47

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të dekretuar anëtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese, juristen Sonila Betja.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kim shprehet se dekretimi i kreut të shtetit në kohë të shpejt duhet falënderuar.

 

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje gjyqtari i 7-të i Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komunitetit të Venecias, kërkesës së njerëzve – Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese para datës 12/31”,- shprehet Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA thotë se puna për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë nuk duhet të ndalojë. “Presidenti, Parlamenti dhe KED meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që njerëzit të kenë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së”,- thotë Yuri Kim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...