Basha: Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

Hënë, 28 December 2020 21:03

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në Çim Peka LIVE në SYRI TV se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit.

“A ka alternativë tjetër Shqipëria përveç ndryshimit? Përgjigjen merreni nga goja e shqiptarëve që kam takuar në çdo qytet dhe qindra fshatra ku kam zhvilluar takime. Shqiptarët duan ndryshim. Edhe ata që janë simpatizantë të PS, janë të bindur se ndryshimi është e vetmja rrugë,” tha Basha.

 

Sipas tij, ekonomia është në krizë, madje ishte në krizë edhe para pandemisë. Basha i quajti 7 vite dështim.

 

“Ndryshimin nuk e ndal askush, as unë. Ndryshimi është PD. Ky nuk është basti im personal. Unë nuk vë baste politike. Unë i shërbej deri në fund atij që është interesi më i mirë i shqiptarëve. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Boll më!

 

Nuk kam premtuar mrekulli, as premtime boshe. Kam premtuar normalitet. Pas ndryshimit, normaliteti do jetë norma në qeverisje, në ekonomi dhe në familjet shqiptare.

Rama nuk ka zgjidhur probleme, vetëm ka akumuluar. Prandaj edhe socialistët janë të bindur se e vetmja zgjidhje është ndryshimi. Kushti i vetëm që shqiptarët është që të mos ketë vetëm rotacion karrigesh, por t’i jepet fund tranzicionit. Rama përmblodhi në shtatë vite të gjitha veset dhe dështimet e 30 viteve tranzicion. Kjo është sfida jonë kryesore,” tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...