Si do garojë opozita? Basha: Të bashkuar, do maksimizojmë çdo votë

Hënë, 28 December 2020 21:08

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në Çim Peka LIVE se opozita do të garojë e bashkuar në zgjedhje.

“Opozita është e bashkuar dhe do paraqitet e bashkuar në zgjedhje për t’i dhënë formë dhe përmbajtje aspiratës shqiptare për ndryshim.

 

Opozita do bëjë maksimalizimin e votës dhe potencialit të saj. këtë do e bëjmë në koordinim me të gjithë partitë aleate. Ky ëshët bashkimi më i madh i forcave politike, që është bashkimi i një aleance më të madhe qytetare,” tha Basha

Sipas tij, opozita nuk do të lejojë që asnjë votë qytetare të shkojë dëm.

 

Basha nuk u përgjigj direkt nëse do ketë një listë apo dy lista nga opozita në zgjedhje, por tha se do maksimizohen votat.

“Rama është pakicë edhe brenda socialistëve. Opozita do ta maksimizojë votën e saj përmes strategjisë më të mirë dhe me bashkimin më të madh të forcave politike. Ne nuk do të lejojmë që asnjë votë të shkojë kot.

As unë dhe asnjë nga aleatët e mi nuk do të ndalet për të garantuar atë që shqiptarët duan: largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin. Natyrisht vendimi do kalojë përmes një dialogu të hapur dhe pa paragjykime. Ne nuk do të bëjmë kalkulime personale pasi kemi vetëm një aspiratë: t’i japim zë ndryshimit,” tha Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...