Basha: Bashkëqeverisje?! Ndryshimi nis me largimin e Ramës

Hënë, 28 December 2020 21:18

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha në Çim Peka LIVE se pasi kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë bilanc dhe ka dështuar në këtë dy mandate, prodhon lajme për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike.

“Domethënë PD, unë dhe opozita e bashkuar, që u përballëm prej ditës së parë me këtë qeverisje, që dogjëm mandatet, që bëmë çdo sakrificë dhe përpjekje për të larguar këtë njeri, do të shkojmë në martesë me një qeveri ilegjitime që ka prodhuar vetëm dështime dhe ka dalë nga martesa me krimin e organizuar,” tha Basha.

“Ne nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës,” përsëriti Basha disa herë.

 

I pyetur nëse do pranojë një formulë, ku Basha do jetë kryeministër dhe Edi Rama president, kreu i opozitës tha: “Vendi e ka një president, i cili edhe në kushte shumë të vështira po bën gjithçka për të mbrojtur atë që i ka mbetur karabinasë kushtetuese. Për fat të mirë kemi një lajm të mirë, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është hap i vonuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...