Ish-Komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja: Çfarë fsheh Rama për detin me Greqinë?

Hënë, 28 December 2020 21:22

 

Ish-Komandanti i Flotës Detare shqiptare, Vladimir Beja ka hedhur poshtë edhe dokumentet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit Shqipëria është shtrirë në 12 milje detare në vitin 1990, kështu që një gjë e tillë i lind si e drejtë edhe shtetit grek.

“Së pari nuk jam i befasuar nga pala greke. Befasia ime është nga kryeministri i vendit tim që mori përsipër të bënte një marrëveshje detare me Greqinë dhe bëri mirë sepse një marrëveshje e tillë na duhet. Dhe na duhet sepse Shqipëria ka ndarë 2/3 e detit dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive edhe Italinë dhe s’kemi pse të mos ndajmë edhe zonat ekonomike me Greqinë. Por në qëndrimin dypalësh midis palës greke dhe palës shqptarë, është krejt e habitshme sepse Greqia e ka parë Shqipërinë gjithmonë në pozicion inferior. Gjë që nuk ka ndodhur me Italinë. Unë kanë qenë dëshmitar, kam qenë kryetar i grupit të ekspertëve në ndarjen e detit me Italinë. Ka qenë një marrëveshje e bazuar në respekt reciprok dhe ka pasur një vullnet për ta bërë këtë marrëveshje sa më serioze. Ndërkohë që me palën greke nuk ndodh një gjë e tillë”,- tha Beja për Syri TV.

 

Ish-Komandanti i Flotës Detare shqiptare ka shpejguar dhe historikun e negociatave. “Greqia filloi me buzeqeshjen e Kocias që tha që do u ofrojmë Shqipërisë dhe shqiptarëve një marrëveshje të parezistueshme, dhe e mbylli po Kocias me deklataën kur u largua që nga marrëveshja me Shqipërinë, Greqia fiton një sipërfaqe sa ajo e Thesalisë. E pra, sipërfaqja e Thesalisë është 12 mijë km katror. Kjo është e dyshimtë.

Atëherë përse nga pala shqiptare ka një heshtje? U mendua që kjo marrëvëshje do të futet me qeverinë Micotaqis, e cila përfundoi me qëndrimin e Dendias që me palën shqiptarë do të shkojnë në Gjykatën e Hagës.

Askush nuk e di për çfarë kanë rënë dakord. Mungon transparenca e plotë. Unë nuk kam dijeni si ekspert, ku kanë ngelur dy palët. Cilat janë pikat që palët nuk kanë rënë dakord dhe cilat janë pikat që ata pretendojnë t’i çojnë në Gjykatën Ndërkombëtare.

Pyetja më serioze është pse në Gjykatën e Hagës dhe pse jo në Gjykatën e Hamburgut. Konventa ndërkombëtare e Montego Bay, e cila është pranuar nga 160 vende të votës, krijoi gjykatën e saj speciale të Hamburgut. Deri më tani kjo gjykatë ka gjykuar 27 raste. Pra nuk është gjë e mirë që e kanë çuar në Gjykatën e Hagës, kur spostohet Gjykata e Hamburgut. Nuk ka pse të merret Haga me këtë punë.

Qëndrimi që mbajti nga pala greke për deklarimin 12 milje, nuk u mbështet as nga OKB, ku vetë Sekretari i Përgjithshëm i bëri vërejtje. Në një kohë që kryeministri i vendit tim jo vetëm e pranon këtë vendim, por edhe e justifkon me gjëra që për mua si ekspert me duken sa naïve aq edhe fëminore.

Edhe deklarata e Ramës që kalimi 12 milje është bërë në vitin 1990 nuk është e vërtetë. Shqipëria për herë të parë kalimin 12 milje e bëri në vitin 1961 Pas asaj, duke patur parasysh se ne i ndiqnim konventat ndërkombëtare, Shqipëria deri në vitin 1986 ka pasur ekspertët e saj specialë në OKB. Në vitin 1990 Shqipëria nuk kaloi për herë të parë kaloi në 12 milje, por nga deti territorial 15 milje kaloi në 12 milje, pra u tërhoq.

Kurse Greqia ka një fenomen interesant. Greqia është një superfuqi detare. Do të ishte e para nga gjithë vendet e botës, që nuk e kanë ndryshuar detin që nga viti 1936, që do ta bënte një gjë të tillë. Kanë tentuar 2-3 herë të zgjerohet dhe është kthyer pas, edhe sepse nuk e kanë lanë as SHBA, as OKB. Ky është një vendim arrogant dhe prepotent i Greqisë.

Që pas kulaçit të ofertës që donte t’u bënte qeverisë shqiptare që shqiptarët nuk do t’i rezistonin, tani thotë nuk deshe me 6 milje, ok merre tani me 12 milje. Ministria e Jashtme duhet të marrë një informacion të detajuar, një deklaratë zyrtare, hartën përkatëse. Çdo ligj i kufirit të vendit është i detyruar të shoqërohet me hartë Kryeministri im tha që nuk do zgjerohet nga deti Jon, kryeminisrri grek tha duke filluar nga veriu i ishujve tanë në Jon. I kërkoj kryeministrit dhe ministrisë së Jashtme të kërkojën ligjin që është miratuar, ku është bërë zgjerimi, është bërë apo jo zgjerimi.

Në deklaratën time, çdo zgjatje e detit territorial grek nga 6 deri në 12 milje, në ishujt Othinoi, është uzurpim i ujërave territoriale shqiptare. Qëndrimi im personal është presioni i Greqisë për hapjen e negociatave me BE”, deklaroi Beja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...