Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Panariti i përgjigjet Ramës: Nuk mund të luash “balet” diplomatik me vaksina!

Tuesday, 29 December 2020 12:34

 

Drejtori i kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Shqipëria duhet të bëjë kujdes në përzgjedhjen e vaksinës që do të përdorë për të mbrojtur popullin e saj ndaj Covid.
Teksa këshillon qeverinë që vendi të jetë në linjë me teknologjinë dhe protokollin vaksinal të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, Panariti sugjeron Komitetit teknik të Pandemisë, që të ketë qëndrimin e tij për këtë çështje delikate.
Reagimi i plotë i Edmond Panaritit:
“Diplomacia” e vaksinave!
Shqipëria duhet të bëjë kujdes në përzgjedhjen e vaksinës që do të përdorë për të mbrojtur popullin e saj ndaj Covid.
Jo thjesht për “rreshtim” partneriteti , por vëndi lipset të jetë në linjë me teknologjinë dhe protokollin vaksinal të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
Lipset të jetë në të njëjtën linjë me organizmat e kontrollit të cilësisë dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
Kjo është përqasja më e mënçur dhe më e përgjegjshme!
Komiteti teknik i Pandemisë, duhet të ketë qëndrimin e tij për këtë çështje delikate!
Dhe nuk duhet tja lërë vendim marrjen pa kushte , pushtetit.
Po përse me Evropën dhe Amerikën?
Sepse në këto bashkësi shtetesh qoftë teknologjia e prodhimit të vaksinës ashtu edhe protokollet e aplikimit të saj i nënshtrohen një mbikëqyrje dhe vlerësimi të rreptë shkencor me kontrolle të përsëritura dhe të kryqëzuara të shtrira në disa faza.
Jashtë presionit politik dhe publik!
Nuk mund të luash “balet” diplomatik me vaksina!
Nuk mund të bësh presione të tipit, meqë ti nuk po më furnizon tani, unë po lidhem me atë që mi sjell ato më parë.
Sepse në botë janë 280 vaksina anti covid në fazë prodhimi dhe verifikimi.
Dhe pjesa dërmuese e tyre do përfundojnë në “kosh” sepse nuk do ti plotësojnë kriteret e cilësisë dhe sigurisë në përfundim të fazave të verifikimit.
Ofertat për vaksina nuk do të mungojnë. Por në përzgjedhjen e tyre vëndet do të dëshmojnë dhe vënë në provë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...