Komentet e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit janë pritur me ironi në rrjetet sociale. Sidomos në qendër të vëmendjes ishin deklaratat e tij për faljen e detit dhe për vaksinimin e popullsisë.
Ndër batutat më pikante ishte ajo e gazetarit Agim Xhafka.
“Nesër në gjithë tv-të e gazetat qeveritare del lajmi bombë. Greqia kishte oreks të madh e donte të shtrihej 18 milje në det, por qe këmbëngulja e Ramës që i stopoi, ua vuri kufirin te thana. -Merrni ato 12 milje dhe fryni bythën -u tha Baba i egërsuar. U dhjenë grekët. U mbyllën te vatha e vet. Deri 12 milje e asnjë çap më shumë. Se ky vend ka zot,” shkruan ai.