PD: Kalata e Portit Durrës jepet me koncesion te kompania e skandalit të PanamaPapers

E mërkurë, 06 Janar 2021 13:56

 

Edi Rama ka dhënë një tjetër koncesion korruptiv përpara largimit.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se, ‘Rama jep kalatën e Portit të Durrësit për 30 milionë euro tek pronarë të fshehur në parajsa fiskale’.

 

LEXO EDHE:
'Sfidat e këtij viti do t’i fitojmë me sukses', Meta: Rrugë tjetër nuk kemi

Gjatë deklaratës, Tabaku bëri edhe 3 pyetjet për të cilat Rama duhet të përgjigjet.

 

Deklarata e ish-deputetes se PD-se, Jorida Tabaku:

 

109 ditë para largimit, Edi Rama po lë pas tokën e djegur. Radha i ka ardhur Portit të Durrësit, një aferë korruptive 30 milionë euro, që ne e denoncuam 2 muaj më parë.

Njerëzit e papunë, të rinjtë që po e braktisin vendin se Rama nuk u la as edhe një mundësi për të shpresuar, biznesi dhe shtresa e mesme të rrjepur nga taksat nuk janë asgjë për Edi Ramën.

Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë sot shqiptarëve kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat.

109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t’u fshihet më shqiptarëve.

Ata e dinë dhe e ndjejnë në lëkurë se për 8 vjet me radhë ky kryeministër i gënjeu, i mashtroi, shkatërroi ekonominë, rriti koston e jetesës dhe papunësinë.

Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në listën e grabitjeve të taksave të tyre nga qeveria edhe Portin e Durrësit.

Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet ‘Hili Company Limited’ . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i ‘Panama Papers’.

Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të Durrësit, tek një kompani fantazëm.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama bën biznes të pistë me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Të njëjtën skemë ka ndjekur edhe me incineratorin e Tiranës, pronarët e të cilës janë të fshehur në llogari ofshore dhe paguhen miliona euro nga qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Erion Veliajt.

• Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?

• Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?

• Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

Këto pyetje duan përgjigje konkrete nga përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të ekonomisë sonë dhe i shpresës së mijëra të rinjve.

109 ditë para largimit të virusit më të keq për Shqipërinë, Partia Demokratike ka një angazhim konkret: Koncesioni 30 milionë euro në Portin e Durrësit do të hetohet me prioritet dhe ka për t’u anulluar!

Kushdo që fshihet pas tij nuk ka për të gëzuar vjedhjen e shqiptarëve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...