Publikohet video. Ja si Rama fton ish-ministrat e LSI që kishin firmosur për inceneratorët

E mërkurë, 06 Janar 2021 14:02

Nasiç Naço, ish-deputet dhe ish-ministër i LSI, njoftoi sot kalimin me Partinë Socialiste.

Një video e publikuar në Dosja.al tregon një bisedë të kryeministrit Edi Rama, Lefter Kokës dhe Nasip Naços.

Në pamjet që mund të shihni në video, kryeministri shikohet i shoqëruar me ish-ministrin tjetër të LSI-së, Lefter Koka dhe Damian Gjiknurin teksa konsumojnë verë në një restorant të shtrenjtë ku një shishe verë e kuqe kushton 450 euro.

Kryeministri e fton disa herë Nasip Naçon të takohet me ta dhe të konsumojë verë, ndërsa Lefter Koka i thotë kryeministrit se Naço do i bashkohet PS.

“Koha Jonë” mëson se kjo video ekziston në telefonin  e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi prej 2 muajsh, bashkë me shumë video të tjera. Kjo është arsyeja se përse LSI ka zgjedhur që fushatën t’ua besojë të rinjve dhe jo ish-zyrtarëve që janë përfshirë në afera si në rastin e ish-ministrave që i lidh me Edi Ramën çështja e inteneratorëve.

Ikja e Kokës dhe Naços nga LSI te PS e Ramës, të dy ish-ministra, tregonë sipas të rinjve te LRI se janë “pjesa e kalbur” që po ikën në kenetën e Rilindjes. Mësohet se ish-ministri Nasip Naço ishte ministër drejtësie kur u firmosën inceneratorët.

BISEDA E RAMËS ME ISH-MINISTRIN NASIP:

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).

Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...