Palmer për zgjedhjet në Kosovë: SHBA-të do të jenë partner i qeverisë që do të dalë fituese!

E mërkurë, 13 Janar 2021 08:04

 

Emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë se SHBA-ja mirëpret qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe se do të jetë partnere e saj.

 

Palmer, në një intervistë për Radiotelevizionin Shqiptar tha se nga administrata e presidentit Biden pret që të trajtojë tema e problematika të ndryshme në interes të qytetarëve dhe paqes në rajon.

 

“Zgjedhjet janë themeli i praktikave demokratike. Zgjedhjet në shkurt do të sjellin një qeveri të re në Kosovë. SHBA-të do të jenë partner i kësaj qeverie. Do të jemi partner i mirë i kësaj qeverie ashtu siç kemi qenë për qeveritë e shkuara në Kosovë. Besoj do të jetë e rëndësishme që kjo qeveri të trajtojë mirë disa nga problematikat që vazhdojnë të jenë sfiduese për vendin, përfshi këtu sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse, nxitjen e rritjes ekonomike dhe mundësitë e zhvillimit për investitorët e huaj. Mundësinë që të shihet që të ketë një ekonomi të gjallëruar që lejon të rinjtë të besojnë që e ardhmja e tyre është më e mirë në Kosovë se sa në emigracion. Besoj se do të ketë nevojë që të vlerësohet gjithashtu qasja e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë”, ka thënë Palmer.

 

Palmer vlerëson se administrata Biden do të vazhdojë të ketë të njëjtën qasje në Ballkan, “të qëndrueshme e të vijueshme”, sikur të gjitha administratat e deritashme.

“Edhe njëherë nuk do të doja te flisja për administratën që ende nuk është konstituuar tërësisht, por Ballkani është kërthiza e botës time faktikisht. Ballkani është një zonë me të cilën kam me të vërtetë shumë lidhje. Kam vetëbesim që Ballkani do të ketë vëmendjen e qeverisë amerikane, jo vetëm nga unë, por edhe nga administrata në vetvete e më gjerësisht. Besoj se mund të bëjmë punë shumë të mirë në Ballkan, besoj se kemi bërë shumë punë, por ama ka ende shumë punë për të bërë dhe kam besim se do të investohet nga administrata në kohë dhe në vëmendje

Modifikuar më E mërkurë, 13 Janar 2021 08:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...