“Xhelat i njerëzve”/ Kryemadhi: Shteti është kthyer në armik! Qytetarët duan ta ndryshojnë këtë realitet. Në 25 prill…

E mërkurë, 13 Janar 2021 08:56

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot me disa banorë të njësisë 10 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se shteti është kthyer në armik dhe xhelat i njerëzve.


Kryemadhi u shpreh se njerëzit janë të lodhur nga kjo politikë dhe duan që ta ndryshojnë këtë realitet. Kryetarja e LSI-së ftoi të gjithë që në 25 prill të shkojnë të votojnë, pasi aty do të jetë ndëshkimi dhe vlerësimi.

“Ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim është si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. ‘Mirë që shteti është armiqësor me ju politikanët, por pse duhet të jetë kaq armiqësor me mua’, kështu me thonë.

Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 mln lekë për nenën ka qenë flagrant. Është absurde mënyrë si familjarët nuk komunikonin me pacientët dhe kjo iu faktua dje.

Shteti duhet të jetë institucioni që i përgjigjet njerëzve. Ne prandaj paguajmë taksa, por është kthyer në një xhelat të njerëzve.

Njerëzit kanë dëshirën e madhe për ta ndryshuar këtë realitet. Secili nga ne duhet të bindi një mik, një shok që të shkojë të votojë në 25 prill, sepse 25 prilli do të ndëshkojë dhe do të vlerësojë”, tha ndër të tjera Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...