Basha: 25 prilli jo zgjedhje të zakonshme, udhëkryq historik që do e zgjidhin shqiptarët

E Enjte, 14 Janar 2021 21:55

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga studio e ‘Opinion’, tha ndër të tjera se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të zakonshme, por një udhëkryq historic të cilin do ta vendosin shqiptarët.

Basha: Opozita, Partia Demokratike, unë jemi në këtë qasje unison me qytetarët shqiptarë pra, nuk bëhet fjalë për një zgjedhje të zakonshme, nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje, bëhet fjalë për një udhëkryq të cilët shqiptarët do të vendosin.

 

Blendi Fevziu: Çdo katër vjet kështu thuhet, udhëkryq, udhëkryq po në fakt zgjedhje bëhen të thjeshta

 

Lulzim Basha: Këtë katër vjet gjykoj se kanë krijuar shumicën më të madhe të qytetarëve që tejkalon edhe bindje politike, i tejkalon ndasitë normale midis le të themi demokratëve apo anëtarëve të parive të tjera, votuesve të tjerët të opozitës dhe votuesve socialistë në një unison, në një konsensus shumë të gjerë të nevojës së madh për ndryshim. Sfida më e madhe këtu është për opozitën për Partinë Demokratike për mua personalisht ta konturojmë në mënyrë të tillë që çdo shqiptarët që dëshiron këtë ndryshim dhe që është pjesa kryesore e shqiptarëve ta ndjejë veten se nesër pas 25 prillit do të jetë më mirë dhe se 25 prilli nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm një rrotacion i padiskutueshëm.

Blendi Fevziu: Po edhe kjo a nuk duket pak si, se nuk dua të përdor ndonjë fjalë, pas 25 prillit do jeni më mirë pse mo kështu ndërrohet kjo brenda ditës, si nata me ditën?

Lulzim Basha: Kryesorja është që 25 prilli është një udhëkryq. Pas tetë vitesh qeverisje që ka ardhur siç ju kujtohet në 2013 me premtime më të bujshme që ka ardhur ndonjëherë një parti politike në këto 30 vite. Pas tetë vitesh dështime në çdo fushë dhe asnjë rekordim.

Blendi Fevziu: Por që u rikonfirmua në 2017 pa asnjë premtim zoti Basha. Sot ju nuk mund t’i thoni që në 2017 premtuat këtë dhe nuk e mbajtët, thatë më jepni tepsitë, më jepni timonin dhe jemi në rregull, ja dhanë, s’ka premtime elektorale.

Lulzim Basha: Padiskutim mund t’i përqasemi edhe në këtë mënyrë dhe unë gjykojë se sonte është koha vendi i një niveli për të diskutuar pak më thellë se sa tek ajo që ka konstatuar çdo kush që 2017 tregoj pikën më të ulët të demokracisë shqiptare, tashmë 30 vjeçare të një fushate, ku qeveria u vendos me mjete jopolitike dhe në mungesë totale të një fushate, për t’ju përgjigjur shkurt edhe njëherë pyetjes tuaj, 25 prilli është një referendum për ndryshim. Sfida e partisë demokratike dhe e opozitës së bashkuar dhe padiskutim sfida ime personale dhe e ekipit tim është t’i japim formë thelb dhe konture, një ndryshimi që do të influencojë pozitivisht të gjithë shqiptarët.

Blendi Fevziu: Pyetje e drejtpërdrejtë, do të jetë se ju thatë se partia demokratike do të drejtojë. do të dali opozita e bashkuar, më 1 me 2 apo me më shumë lista?

Lulzim Basha: Një gjë të jetë e sigurt. Ne jemi të bashkuar, kemi qenë të bashkuar që në fillim të kësaj beteje me një qëllim për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund t’i hapet rrugë ndryshimit pa larguar Edi Ramën dhe keq qeverisjen e tij.

Blendi Fefziu: Si e largoni me një me dy apo tre lista?

Lulzim Basha: Po ua tregoj unë ua them. Dhe në funksion të kësaj opozita ka hedhur të gjitha hapat. Opozita ka qenë e bashkuar edhe përball sfidave dhe le të themi sprova të mëdha siç kanë qenë vendimet e mëdha të vitit të kaluar, djegia e mandateve, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale kanë qenë në unison për të arritur një qëllim me të cilin ka besuar se është interesi më i mirë i shqiptarëve dhe që sot faktor se shumica e shqiptarëve e besojnë si domosdoshmëri për ndryshimin largimin e Edi Ramës. Prandaj çdo vendimmarrje se si pra vendimmarrje faktike, vendimi strategjikë është një koalicion. Një koalicion opozitar, një program qeveritar, një qasje e bashkuar e cila të ngërthej jo thjeshtë dhe vetëm energjinë, fuqinë e partive të koalicionit por dhe të gjithë faktorëve të tjerë shoqëror të cilët edhe pse mund të kenë bindje të ndryshme politike me secilën prej partive të koalicionit jam i bindur se po vjen ora për ndryshim, po vjen ora për të larguar këtë qeveri dhe për të vendosur një standard të ri qeverisje në vend duke mbyllur tranzicionin në shumë prej pikave të hapura të cilat po na kushtojnë edhe sot e kësaj dite.

Blendi Fevziu: Cila do të jetë pra përqasja e opozitës?

Lulzim Basha: Siç e thashë pra do jenë vendime taktike për të cilat ne po konsultohemi..

Blendi Fevziu: Vendime taktike patjetër po ju jeni 100 ditë para zgjedhjeve kur do e vendosni këtë?

Lulzim Basha: Pa diskutim, pa diskutim..

Blendi Fevziu: A keni ju një preferencë atëherë?

Lulzim Basha: Pa diskutim që ne kemi një preferencë të vetme të gjithë dhe po bëjmë bisedime, jemi në fund të, le të themi, rakordimeve tona politike për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik, atë që Edi Rama dhe Partia Socialiste u munduan ta zhbëjnë me ndryshimet hileqare dhe frikacake të 5 tetorit, të bëjmë të mundur që asnjë votë e asnjë shqiptare dhe asnjë shqiptari, asnjë të riu, asnjë pensionisti, e askujt prej shumicës dërmuese të shqiptarëve që duan ndryshim mos të shkojë kot dhe në funksion të këtij qëllimi madhor ne do të shfaqim shumë shpejt dhe strategjinë dhe taktikën tonë të vijës socialiste

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...