Basha: Opozita do ta kurorëzojë me fitore të thellë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim

E Enjte, 14 Janar 2021 22:08

 

Nga emisioni ‘Opinion’, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha ndër të tjera se opozita do ta kurorëzojë me fitore të thellë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit.

Lulzim Basha: 28 majit në mos gaboj, mesa mbaj mend ku më ka pyetur çfarë pyet nga reforma zgjedhore. Dhe i kam thënë fare thjesht dhe qartë që çdo ndryshim në letër nuk ka pikë vlere në qoftë se nuk zbatohet dhe e vetmja garanci për të zbatuar një reformë zgjedhore të mirëfilltë.

Baton Haxhiu: Cila është?

 

Lulzim Basha: Siç jua thashë, për t’ia u kujtuar publikut, siç e kam thënë më 28 maj do të ishte një qeveri e cila do të garantonte një proces të ndershëm zgjedhor.

Baton Haxhiu: Nuk e ke, pse? Nuk e kemi këtë po pse?

Lulzim Basha: Nuk e kemi është fakt, por ajo që kemi është një shumicë absolute e shqiptarëve e vendosur për të sjellë ndryshimin.

Baton Haxhiu: Vazhdojmë, e kuptova përgjigjen.

Lulzim Basha: Dhe opozita ka marrë një vendim, koalicioni ynë ka marrë një vendim politik që ne këtë vullnet të shqiptarëve për ndryshim nuk do ta shpërdorojmë por do ta kurorëzojmë me një fitore të thellë dhe me një pjesëmarrje masive të qytetarëve në atë që nuk do të jetë thjesht votim për parlamentin e ri dhe qeverinë e re por një referendum për ndryshim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...