Matematika e shitjes së detit dhe tradhëtisë kombëtare e Zografit Bis!

Diel, 17 Janar 2021 17:24

-

Ish Kryeministri Berisha ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook ku shpjegohet qëndrimi antikombëtar i kreut të qeverisë Rama për problemin e kufirit detar me Greqinë.

“Edvin Zografi Bis për të mbuluar tradhëtinë e tij të lartë bën dudumin apo tuhafen. Ai u servir shqiptarëve matematikën e tradhëtarit apo shitjes së detit sipas të cilës 6 është më e madhe se 12 dhe se 12 është më e vogël se 6”, shkruan Berisha dhe poston edhe mesazhin e një qytetari.

LEXO EDHE:
Rama sulmon sërish Francën dhe BE: Nuk i heq një presje asaj që thashë

Ja postimi i plotë:

 

Matematika e shitjes së detit dhe tradhëtisë kombëtare e Zografit Bis!

 

Miq, pasi shiti qindra e mirja milje detare ujrat shqiptare të detit Jon dhe pasuritë nënujore të gazit dhe naftës prej triliona euro duke njohur të ligjshëm vendimin e Greqisë për zgjerimin e ujerave të saj territoriale në detin Jon nga 6 në 12 milje, Edvin Zografi Bis për të mbuluar tradhëtinë e tij të lartë bën dudumin apo tuhafen. Ai u servir shqiptarëve matematikën e tradhëtarit apo shitjes së detit sipas të cilës 6 është më e madhe se 12 dhe se 12 është më e vogël se 6.

Këtu më poshtë keni denoncimin që i bënë aktit të shitjes se detit Zografi Bis nga qytetari dixhital. Sb

Kur 6 është më e madhe se 12, dhe 12 më e vogël se 6.

Në emisionin Opinion të ditës së Enjte, në Top Channel, Krieministri inë, Edi Rama u mundua të na mbushte mendjen ne Shqiptarëve se Berisha kishte bërë keq se i kishte dhënë Grekeve 6 km nga shelfi ynë detar, ndersa ai, lideri ynë me përmasa botërore, kishte vepruar më mirë se Berisha se i kishte dhënë Grekeve 12 km nga shelfi ynë detar, por këtë po e bente nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ky i shkreti është i ndershëm si Pons Pilati kur dënoi Krishtin. Me logon dhe demagogjinë e tij n'a genjen dhe na mashtron çdo ditë, por tani ka arritur në pikën e talljes me popullin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...