Balliu plas skandalin/Veliaj vjedh pronen publike per te ndertuar pallate. Dokumenti

Hënë, 18 Janar 2021 17:27

 

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, në një intervistë për Ora News ka publikuar dokumente ekskluzive që tregojnë atë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Sipas Balliut, aktualisht 60 banorë të Unazës po përballen në dyert e gjykatave, ndërsa shtoi se, nuk ka asnjë politikan që të shkojë para drejtësisë.

“Vetëm sot që flasim, nga protesta të ndryshme 60 persona endeshin nëpër dyert e gjykatave. Dhe gjykatat tani nuk kanë as kohë, as resurse për tu marrë me asgjë tjetër përveçse me protestues të ndryshëm, qytetarë të thjeshtë që kanë dalë e kanë protestuar. Çdo ditë në atë gjykatë ju shihni vetëm protestues. Nuk shikoni asnjë pushtetar që ka vjedhur, që është kapur me korrupsion, këta që janë kapur në përgjimet e “Bild”. Këta nuk i gjejmë ne asgjëkund. Këta nuk shkojnë nëpër gjykata. Të vetmit që shkojnë nëpër gjykata janë qytetarët që kanë protestuar”, u shpreh Balliu.

Teksa i bëri një përmbledhje asaj që fshihet pas çështjes së Unazës së Re, ish deputeti demokrat e cilësoi një aferë korruptive për të cilën nuk ka asnjë të arrestuar.

“Kompania u kap në flagrancë me shtetin duke vjedhur 40 milionë euro. Se 20 milionë euro kilometri nuk ekziston as në Gjermani, me standartet gjermane. Ndërkohë ne këtu i kemi parë standardet. Se i kemi parë rrugët e Salillarit. Nuk është parë në asnjë vend të botës që të bjerë shi e të shembet rruga! Vetëm rrugët e Salillarit e bëjnë këtë. I njëjti eksponent, Salillari, në një dosje tjetër sot, në të njëjtin projekt, është kapur në konflikt të pastër interesi pasi kompania që ishte për të parë punimet, për supervizim në rrugët e Salillarit, ishte e njëja kompani që kishte zyrat e pallati i Salillarit ku edhe vetë Salillari ka zyrat e tij. Pra, ishte një vjedhje kolosale prej 40 milionë eurosh dhe askush nuk është arrestuar. Asnjë pushtetar, pavarësisht se janë përfshirë dhjetëra institucione të shtetit”, tha ndër të tjera Balliu.

Çfarë ndodhi në Unazë? Pse u bë e gjithë kjo?

Balliu publikoi dokumente që tregojnë se si Bashkia e Tiranës ka marrë trotuaret dhe lulishten e qytetarëve për t’ia dhënë një biznesmeni për të ndërtuar pallatin e rradhës.

Klevis Balliu: Ju vodh prona qytetarëve, shtëpitë e qytetarëve, jo për një rrugë se rruga ajo është dhe ajo do të mbesë. Sepse mbikalimi te sheshi Shqiponja nuk prishte shtëpitë. As në lotin 1, as në lotin 2. Rruga ajo është që ka qenë gjithmonë, por duhej të shkatërroeshin pronat e qytetarëve për të bërë pallate. Dhe këtë gjë e konfirmon vetë Erion Veliaj. Pavarësisht se nuk e ka pranuar fillimisht edhe e kundërshtonte kategorikisht, edhe në intervista të ndryshme. Sot vetë Erion Veliaj ka deklaruar se buzë rrugës do të bëhen pallate. Dhe kjo është e vetmja arsye pse janë shkatërruar shtëpitë e qytetarëve. Kjo tashmë nuk është më vetëm për Unazën. Kjo po ndodh në çdo lagjje të Tiranës. Erion Veliaj po merr pronat publike dhe po ua jep ndërtuesve për ti rritur atyre koeficientin e ndërtimit.

Të gjitha këto me nënvizime të kuqe, nga fillimi në fund, është trotuar. Pjesë në të majtë që është përballë godinës së bardhë është një lulishte. Ajo lulishte është bërë nga pronari i këtij pallati. Ndërkohë, sot bashkia e ka marrë atë lulishte dhe ja rijep sërish për të rritur koeficientin e ndërtimit sepse toka e nënvizuar me jeshile është tokë e këtij zotërisë. Por nuk i del ajo tokë për të bërë pallat sepse koeficienti i ndërtimit del shumë i ulët. Atëherë çfarë bën Erion Veliaj? I jep të gjithë trotuarin. Nga fillimi deri në fund. Ia jep në pronësi këtij zotërisë dhe e bën me një kontratë sipërmarrjeje që unë e kam këtu. Dhe këtu i ka nënvizuar metrat katrorë, sipërfaqen, pronën të cilën bashkia ia jep një biznesmeni në mënyrë që ti rrisë koeficientin e ndërtimit.

 

Skica e publikuar nga Balliu në Ora News
Kontrata e firmosur nga vetë Mr. Dubai, Arbjan Mazniku, të cilin të gjithë e njohim fare mirë se kush është. Nënkryetari i bashkisë e firmos kontratën, ia kalon pronën e qytetarëve. Trotuari i qytetit të Tiranës kalon në pronësi të këtij biznesmeni dhe çfarë ndodh tjetër? Për shkak se kjo pronë bëhet e biznesmenit bllokohet e gjithë zona për zhvillim. E gjithë kjo zona këtu është e bllokuar për zhvillim se të gjithë këtë zonën e ka rrethuar me pronë dhuratë nga bashkia. Kjo ndodh vetëm për një arsye: sepse Erion Veliaj ka marrë ryshfet!”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...