Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

Hënë, 18 Janar 2021 18:24

 

“Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të Kryeministrit britanik të shek.18, William Pitt, mbi nacionalzimin. Mosmirënjohja, kur është personale, të sjell probleme me ndërgjegjen (nëse ke), dhe me njerëzit. Kur ajo është politike, të sjell po personalisht problemin e efektit boomerang, por kur është (ndër)shtetërore, ajo sjell pasoja për shtetin edhe kur mosmirënjohësi është zbuar nga ofiqi. Fatkeqsisht, ky i fundit druaj se është rasti i Edi Ramës me Bashkimin Europian.

Komisioni Europian ka vënë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor 70 milionë euro për kofinancimin e blerjes si dhe kontingjent vaksine në rrugë bilaterale. Nuk kishte detyrim kundrejt Shqipërisë, Serbisë apo katër shteteve të tjera, por e bëri si gjest të vullnetit të mirë. Ndërkohë që vende si Serbia punuan me plan dhe filluan që në dhjetor vaksinimin masiv, Rama dha vetëm shfaqje e mbeti i fundit në Ballkan. Por, ai është edhe i pari e i vetmi në rajonin tonë që sulmon me gjuhë të vrazhdë Bashkimin Europian dhe e bën atë përgjegjëse për dështimin e tij.

Në një shënim para dhjetë ditësh, theksoja se pushteti komunist i Tiranës në vitet ‘79 vërtet i refuzoi ofertat europiane për ndihmë, por e bëri këtë me gjuhën e mirësjelljes diplomatike. Një dallim jo i vogël me pushtetin rilindist pas 40 vitesh.

Reagimet ndaj Ramës ishin të pritshme: si dje nota franceze plot pezëm për mosmirënjohjen, gënjeshtrën e harbutërinë nga një shtet “mik e aleat”, po ashtu edhe reagimi i Delegacionit të BEsë para do ditësh me të njëjtin thelb. Cilido qoftë shkaku i kësaj shkarje verbale (synimi për të bërë të fortin si valiu i hyqmetit apo humbja e sensit të realitetit në vijim të çoroditjes morale, politike e logjike), pasojat e saj do të rëndojnë mbi aspiratën europiane të Shqipërisë; fatkeqësisht edhe pasi ai të jetë zbuar nga ofiqi.

*Ish-ministër e deputet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...