”Prodhimi vendas mbulon 30% të kërkesave”/Kryemadhi: Taksë dhe TVSH zero për prodhimet vendase

Hënë, 18 Janar 2021 18:26

 

Nga fshati Papër i Elbasanit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi para banorëve që të ardhura të vetme kanë ato nga çfarë mbjellin vetë, planin ekonomik të LSI-së, ku tha se është për taksë dhe TVSH zero për prodhimet vendase ”Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona”,-tha Kryemadhi.

Banor: Ne po e humbim këtë shans me prodhimin bio. Sidomos në gjedhët e imta, që ne kemi qenë model, ne nuk plotësojmë dot as 20 % të këtyre kërkesave.

 

Kryemadhi: Një nga arsyet që ne duhet të fokusohemi është shitja e produkteve që prodhohen në Shqipëri, Made in Albania, është se i kemi me zero taksë, zero tvsh. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe fermerin dhe për të joshur konsumatorin shqiptar, për të marrë produktet shqiptare. Produktet shqiptare dalin më të shtrenjta se ato të huaja. Siç ndodh për qumështin e bagëtisë tonë, sepse tregun po e mbyt qumështi maqedonas, boshnjak apo kroat, sepse subvencionohen apo ndihmohen nga politikat e shtetit të tyre dhe ndërkohë ne diskriminojmë dhe nuk e favorizojmë, e gjobisim fermerin apo blegtorin tonë. Kjo ndihet edhe këtu tek ju, tek shpendët.

Banor: Ndihet shumë, tek shpendët po, tek blegtoria që është drejt zhdukjes. Ka qenë shumë e përhapur dhe për 1 vit janë shitur 300 krerë, na thonë veterinerët. Pra është drejt zhdukjes.

Kryemadhi: Ashtu është.

Banor: Subvencionet këtu tek ne thuajse janë zero

Modifikuar më Hënë, 18 Janar 2021 18:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...