Rilindja e zhytur në skandale dhe përgjime KORRUPSIONI

Hënë, 25 Janar 2021 08:37

 

Në historinë e 30 viteve pluralizëm shqiptarët kanë njohur qeveri të këqija dhe antiligjore, por asnjë qeveri tjetër si kjo e Rilindjes nuk ka qenë e zhytur kaq shumë në skandale dhe përgjime që dëshmojnë korrupsionin e saj. Përgjimet e fundit të prokurorisë italiane janë dëshmia që i vë vulën një mazhorance të përfshirë në afera korrupsioni. Dëshmitë që vijnë nga hetuesit matanë Adriatikut tregojnë se në drejtimin e shtetit nuk kemi institucione, por një pushtet që është vënë në shërbim të mafies më të rrezikshme italiane. Çdo ekspert ligjor e di se mafia është organizimi i nivelit më të lartë të krimit që rivalizon shtetin. Rilindja në tetë vite ka tejkaluar çdo parashikim dhe e ka vënë shtetin në shërbim të mafies, ose e thënë ndryshe ka ndërtuar një shtet mafioz. Përgjimet tregojnë për skandale të panjohura më parë në skenën politike shqiptare. Nga bisedat e mafioze me njëri-tjetrin rezulton se Shqipëria është kthyer në një minierë ari për investimet e Ndragetës. Në rreshtat që janë zbardhur nga media tregohet sesi mafiozët njihnin me detaje gjithë skemat dhe mënyrën sesi kryen punët e korrupsionit në Shqipëri. Bisedat tregojnë për çmimet që duhet të paguajnë dhe sa është përqindja që duhet të japin për zyrtarët që të mbarojnë punë. Mafiozët e arrestuar në Itali janë më të informuar edhe se vetë socialistët dhe dinë për ministra që pritet të emërohen në qeveri apo për sektorët e biznesit ku ishte më e lehtë vjedhja apo pastrimi i parave. Çdo emër që përmendet në përgjime, sigurisht që ka të drejtë mbrohet dhe të kërkojë që drejtësia të flasë. Megjithatë, panorama që japin përgjimet edhe nëse nuk është provë fajësuese, tregon shumë për një sistem korrupsioni skandaloz që funksionon në qeverinë e rilindjes. Dosja e fundit e përgjimeve në Itali nuk është e vetmja.

Në tetë vite qeverisje Rilindjes i kanë plasur skandale të ngjashme disa herë. Dosja e ish-ministrit Saimir Tahiri për trafikun e drogës, tregoi se kultivimi i kanabisit që Edi Rama thoshte se e kishte çrrënjosur si fenomen, lulëzoi më shumë se kurrë gjatë qeverisjes së tij. Dosjet e përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër dhe në Durrës ishin një tjetër skandal që tregoi sesi qeveria e Rilindjes bashkëpunonte me krimin për të vjedhur votat. Në këtë mënyrë, duke mbjellë drogë dhe me lekët e drogës u blenë votat, Rilindja siguroi mandatin e dytë qeverisës që degradoi gjithë institucionet e vendit. Rënia në kthetrat e mafies italiane duket si një udhëtim “normal” i pushteteve që vijnë nga trafiqet e drogës dhe vjedhja e votave. Rrugëtimi i Rilindjes duket se ka ndjekur të njëjtën trajektore që ndjek çdo bandë kriminale. Në fillim merret me trafiqet e vogla të drogës dhe bën punët e pista të krimit të organizuar.

 

Më pas rrit nivelin duke hyrë në linjat e trafiqeve ndërkombëtare dhe në fund kthehet në bazë të mafies për pastrimin e parave dhe korrupsioni elitar në nivelet e larta. Mafiozët italianë panë te pushteti në Shqipëri një ortak dhe ndaj u ofruan për të bërë biznes si të barabartë, kuptohet kundrejt pagesës. Në tetë vite, Rilindja i provoi të gjitha skandalet dhe akuzat që mund t’i bëhet një qeverie për bashkëpunim me krimin. Mungonte vetëm mafia dhe tashmë atë e kanë sjellë me sukses në vend. Ngjarjet me Ndrageta dhe Cosa Nostra që në seritë e “Oktapodit”, shqiptarët i kujtonin se ndodhnin vetëm nëpër filma, tashmë falë kësaj qeverie, i kanë në Shqipëri dhe mund ti provojnë si ngjarje reale në kurrizin e tyre.

Drejtësia e re duket e hutuar pas këtyre skandaleve dhe e paaftë për tu dhënë qytetarëve siguri se jetojnë në një vend normal. Heshtja që po pason skandalin e fundit është fajësuese për gjithë elementët kontrollues në një shtet. Këto skandale dhe të tjerë e bëjnë realisht 25 prillin jo si një datë zgjedhjesh, por si një referendum ku qytetarët duhet të zgjedhin për një shtet normal demokratik ose variantin e një shteti, që siç tregojnë përgjimet, kontrollohet nga mafia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...