LSI prezanton programin për zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Nga rinia te bujqësia dhe punësimi, ja kush janë prioritetet tona

Hënë, 25 Janar 2021 09:38

 


Lëvizja Socialiste për Integrim ka preëzantuar sot programin për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e saj, kryetarja e LSI tha se prioritetet e forcës politike që ajo drejton janë punësimi, rinia, arsimi dhe bujqësia.

“Ne si LSI e kemi tashmë të gatshëm dhe prezent programin tonë. Kemi një program që ka në thelb punësimin, një punësim të mirëpaguar, rimëkëmbjen e ekonomisë, arsim për brezin e ri, ku rinia duhet të jetë konkurruese me vendet fqinjë, pse jo në gjithë botën.

Është koha për ndryshim dhe shqiptarët kanë nevojë për ndryshim të shpejt dhe të menjëhershëm.

LSI ka hartuar politika me efekt të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. Politikat tona janë reale dhe të detajuara.

Punësimi dhe ekonomia janë prioritet për ne dhe të pangeociueshme. Punësimi është jetik për të kthyer besimin tek shqiptarët.

Çlirimi i Shqipërisë nga monopolet, ulja e taksave, krijimi i zonave të lira ekonomike do të kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve për të cilën është e domosdoshme fuqizimi i ekonomisë shqiptare.

Kemi rënë dakord për taksën 9% me opozitën, por ne si LSI angazhohemi që të përjashtojmë nga taksat çdo familje që ka të ardhur 35 mijë lekë në muaj”, tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...