“Rezultati i LSI në Berat do jetë spektakolar në 25 prill”- Ardit Çela: Rilindja i ka shitur interesat e qytetarëve në duart e 3-4 personave

Hënë, 25 Janar 2021 09:43

 

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, shprehet optimist për rezultatin e kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, LSI do të ketë një rezultat “spektakolar” edhe në qytetin e Beratit.
“Nuk e prisnim që do kishim këtë lloj pranimi e mbështetje nga qytetarët e Beratit. Të rinj e të reja të jashtëzakonshëm po i afrohen LSI, me shumë optimizëm besim në të ardhmen për ta mbështetur në projektin e saj që ta bëjmë Beratin shtëpinë e të rinjve, njerëzve të thjeshtë, punëtore e të ndershëm.

Janë qindra të rinj që janë afruar rishtaz me LSI, janë me mijëra që po e mbështetin në cdo cep fshat e komunë, në Kucovë, Urë Vajgurore, në Polican, Skrapar, në Berat, në qytet brenda që do kemi një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 25 prillit e është një reziultat që do e arrijmë bashkë me të rinjtë, të rejat në cdo fshat e komunë. Do i japë përgjigjen shume e shumë individëve të cilët e kanë harruar Beratin e mendojmë vetëm për karriget e tyre”, tha Çela.

Në një intervistë me Bashkim Hoxhën, në “Koha për t’u zgjuar” në News24, Çela tha se socialistët e thjeshtë “që ndihen të papërfaqësuar nga Rilindja”, janë duke u “bashkuar me LSI përditë”

“Rilindja ka braktisur Beratin e njerëzit, tashmë e PS nuk përfaqësohet më nga Rilindja, tashmë i gjithë pushteti lokal e qendror mendon vetëm për interesat e 3-4 vetëve e nuk mendon më as për socialistët e thjeshtë të cilët janë duke ardhur përditë, por që ne jemi pjesë e një politike të re që merrmi drejtpërdrejt me qytetarin pa bërë shoë, sic përpiqen të bëjnë disa të tjerë”, tha Çela.

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit akuzoi Bashkinë e qytetit se ka rritur taksat pavarësisht periudhës së vështirë për bizneset për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për fat të keq qarku i Beratit është lënë në harresë, kjo qeveri dhe Rilindja s’janë kujtuar fare për qarkun e Beratit. Shohim një varfëri të jashtëzakonshme. Berati, Kucova, Ura Vajgurore, Skrapari, Policani, janë zhytyur në mjerim.

Është për të ardhur keq që një qark me një rëndësi kaq të madhe për zhvillimin e vendit e me potenciale të jashtëzakonshme e me resurse ekonomike të jetë në këtë gjendje ekonomike që sot është qarku i Beratit e familjet e këtij qarku. Rilindja i ka shitur interesat e qytetarëve të Beratit në duart e 3-4 personave jashtë PS e jashtë Rilindjes.

Punon një popull i tërë e përfitojnë 3-4 persona, është për të ardhur keq kur sheh biznesin e Beratit që lëngon e është zhytur në mjerim, që biznesi në qarkun e Beratit mezi mbyll pagesat në fund të muajit, pagat e kur sheh një Bashki që i ka rritur 50%, 100% apo 200% taksat në kohë pandemie”, u shpreh Ardit Çela

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...