PD e Vlorës përuron sallën ‘’Ismail Qemali’’ pranë shtabit elektoral, Bujar Leskaj: Figura e tij na bashkon e frymëzon

Tuesday, 26 Janar 2021 21:01

 

Emri i tij i vërtetë është ‘’Nëntor njëzet e tetë’’! Nën këtë moto është përuruar salla me emrin “Ismail Qemali” pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratike.

Historiani Bardhosh Gace tha se ka vlonjatë të cilët nuk e dinë me saktësi as sot ditën e lindjes dhe të vdekjes së babait të kombit e për këtë duhen më tepër studime serioze.

 

Ndërsa drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj tha se figura e Ismail Qemailit na bashkon dhe frymëzon.

Bujar Leskaj u shpreh se kjo veprimtari eshte një pikë uji në oqean, në nderim të veprës së ‘’Atit të Kombit’’.

Në përfundim të akademisë perkujtimore të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemal bej Vlorës.

 

Mesazhi i Bujar Leskajt

Emri i tij i vërtetë është- NËNTOR NJËZET E TETË!
Sot, në sallën “Ismail Qemal Vlora”, pranë shtabit elektoral të PD, zbukuruar vetëm me fotografi nga aktiviteti i Atit të Kombit, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” në bashkëpunim me Shoqatën Mbarëkombëtare “Ismail Qemali Vlora” zhvilluam Akademinë Përkujtimore: “Ismail Qemal Vlora- themelues i shtetit shqiptar”.
Në këtë veprimtari, ishin të pranishëm intelektualë të Vlorës, personalitete të ndryshme të jetës së qytetit, si edhe të ftuar nga Tirana!
Aktivitetin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, stërnipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora.
Pas nderimit të Himnit Kombëtar mbajta një kumtesë për Ismail Qemalin, si Ati i Kombit, shtetari i madh, vizionari si Ai.
“Ismail Qemali u largua nga jeta më 24 janar 1919, për të hyrë dhe qëndruar në altarin e pavdekshmërisë sonë kombëtare, si shtetari më i madh që kemi patur dhe figura më e dashur politike dhe e iluminuar e shqiptarisë!”- theksova në fjalën time.
Në këtë aktivitet u mbajtën disa kumtesa rreth figurës, aktivitetit e personalitetit të Ismail Qemalit.
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, bashkëdrejtues i aktivitetit mbajti një kumtesë për jetën dhe veprën e Atit të Kombit.
Studiuesi Gëzim Zilja, ish- deputet dhe ish- kryetar i bashkisë së Vlorës, mbajti kumtesën: “Katër telegrame të Ismail Qemalit”, drejtuar kancelarive të Evropës dhe institucioneve shqiptare të kohës, duke shpalosur kështu personalitetin politik dhe vizionin e ardhmërisë së tij.
Dr. Albert Abazaj mbajti kumtesën: “Ismail Qemal Vlora dhe flamuri kombëtar në poezinë popullore shqiptare”.
U lexua kumtesa e z. Ndriçim Kulla: “Ismail Qemali, politikani më i shquar në historinë e Shqipërisë, pas Heroit kombëtar, Skënderbeut”.
Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe stërnipi i i Atit të Kombit, zoti Qemal Vlora.
Në fjalën përmbyllëse theksova: “Kjo veprimtari është një pikë uji në oqean, në nderim të veprës së Atit të Kombit me shpresën që shumë shpejt ashtu si edhe në Prishtinë të ngremë bustin e tij edhe në Shkup!”
Në përfundim të aktivitetit vendosëm së bashku me të pranishmit kurora me lule dhe u përuëm me veneracion në varrin e Atit të Kombit tonë, themeluesit të shtetit të parë shqiptar!
Një kurorë, si: “Apoteozë madhështore e të gjithë popullit, kurorë që AI e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij…”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...