“Varfëria ka arritur kulmin”/ Kryemadhi: Nëse vazhdojmë kështu njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Programi i LSI…

Tuesday, 26 Janar 2021 21:33

 


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli gjerë e gjatë për programin e partisë që ajo përfaqëson.

Për një moment, gazetari Sokol Balla u ndal tek situata problematike kriminale në vend, teksa vetëm në pak ditë, në Tiranë kanë ndodhur disa grabitje.

Kryemadhi, duke folur për këtë fenomen, deklaroi se të tilla ngjarje ndodhin, për shkak të varfërisë që ka kapluar Shqipërinë. Ajo shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, njerëzit do shkojnë deri aty sa të vjedhin ushqimin për ta pasur në frigorifer.

“Varfëria ka arritur kulmin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Ne kemi një program shumë të mirë përpara shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa theksoi se për programin ka dy vite e gjysmë që diskutohet dhe është i realizueshëm në pesë ditë

Modifikuar më Tuesday, 26 Janar 2021 22:03

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...