'Ndragheta'/ Kepi 'rrëzon' Ramën: Hetimet vazhdojnë, ja pse përdoret ‘dyqani’

Tuesday, 26 Janar 2021 21:41

 

Gazetarja Alba Kepi deklaroi nga Italia për emisionin e Adi Krastës në SYRI TV se ndryshe nga sa deklaron kryeministri shqiptar, hetimet vazhdojnë për skandalin e Ndraghetës.

Ajo tha se ka komunikuar me prokurorin italian Nicola Gratteri dhe ai i ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve.

 

LEXO EDHE:
Berisha poston videon: Lal Plehu i gllabëruar nga Ndrageta

“Po është e vërtetë. Ai më ka konfirmuar se hetimet e kësaj ccështje do të hetojnë. E konfirmoj me seriozitetin tim që hetimet vazhdojnë,” tha ajo.

 

Më pas ajo rrëzoi propagandën e Ramës se Ndragheta ka hapur vetëm një dyqan në Shqipëri.

 

“Kryeministri është i painformuar. Ai tha se ata kanë hapur thjesht një dyqan veshjesh, ai është një dyqan që shet veshje profesionale për të gjithë punëtorët e ndërtimit, që përdoren në tendera publikë sipas rregulloreve që një vend duhet t’i zbatojë.

Ky nuk ishte dyqan, por ishte një biznes, një urë kalimi për të hapur shoqëri offshore për pastrimin e parave. Këtë lloj biznesi, Princi ose Qorri sic e quajnë në Itali, e përdorte edhe në Itali për të marrë tendera publikë për rrugë, për ndërtimet. Përmes dyqanit, ai e përdorte për të pastruar paratë,” tha Kepi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...