Përgjimet nga antimafia italiane/Balliu:Flavio Tosi u arrestua.Po Erion Veliaj?

E mërkurë, 27 Janar 2021 16:34

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane . Kështu është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC.

Balliu përmendi ish-kryebashkiakun e Veronas me Flavio Tosi me të cilin Veliaj bashkëpunoi për krijimin e “Eco Tirana”.

“Tosi u arrestua për këtë aferë… Për të njëjtën aferë Tosi arrestohet, europarlamentari jep dorëheqjen. Po Veliaj?… Për lidhjen me Ndranghetan do dalin prova të tjera. Koha ndihmon për të zbuluar më shumë fakte për krimin e bërë.”

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh të martën se hetimet për këtë dosje në Itali janë mbyllur, megjithatë, Balliu shtoi se gazetarja që i publikoi përgjimet ka thënë të kundërtën. Pra hetimet vazhdojnë.

“Kullat, lejet e ndërtimit i jep Rama, jo Veliaj. Licenca për kulla jep ai. E ka bërë me ligj që ditën e parë që u fut në zyrë….Ka ndërtues që kanë leje po s’kanë paratë, paratë i japin investitorët si Ndrangheta.”

Po ashtu, Balliu ka vijuar me denoncimet për vjedhjen e pronës publike, sipas tij, nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tregoi disa dokumente sipas të cilave, parkingjet në zona të banuara u “falen” bizneseve në mënyrë që të rritet koefiçenti i ndërtimit.

 

“Këta të SPAK-ut nuk kanë TV? këto pse i gjej unë dhe s’i gjetka SPAK-u?… Pse nuk është nxjerrë një urdhër arresti për Veliajn?!” s.b/abcnews.al/

Modifikuar më E mërkurë, 27 Janar 2021 17:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...