“Kush do të sundojë oligarkia apo rinia?” Kryemadhi thirrje të rinjve nga Lushnja: Në 25 prill vendoseni politikën me shpatulla pas murit. Kjo është beteja për…

E mërkurë, 27 Janar 2021 18:02

 


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar sot me disa të rinj, në qytetin e Lushnjës, të cilët votojnë në 25 prill për herë të parë.


Teksa u ndal tek programi i LSI ‘nga bebja në bebe’, Kryemadhi theksoi se frytet e tij do të ndihen pas 25 viteve ku të rinjtë nuk do jenë të detyruar të largohen nga Shqipëria, pasi deri kur ky fëmijë të rritet dhe të martohet, do të ketë në llogari rreth 25 mijë dollarë që do të thotë se mund të blejnë një shtëpi të re.

“25 vite ikin shumë shpejt dhe do jetë më e rëndë kur të mos kemi më asnjë të ri në Shqipëri, por vetëm pensionistë”, theksoi Kryetarja e LSI.

Më tej Kryemadhi i bëri thirrje të rinjve që të votojnë, madje të ftojnë edhe moshatarët e tyre që janë në mëndyshje ta hedhin voton apo jo.

“Jepi forcë votës tënde dhe puno me të gjithë. Jepini forcë votës tuaj, imoponojuni politikës, vendoseni me shpatulla pas murit sepse beteja për 25 prillin është beteja për 25 vitet e ardhshme. Kush do të sundojë oligarkia, apo rinia? Rinia sigurisht!” përfundoi Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...