A po shtrihen hetimet në Shqipëri? Flet prokurori i Antimafias: Po, hetimet po vazhdojnë! Ja si u bënë mafiozët pronarë fiktivë

E mërkurë, 27 Janar 2021 18:04

 

Hetimet për të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës dhe që u përgjuan duke folur edhe për tenderat dhe leje për pallate në Shqipëri vazhdojnë ende. Kreu i Seksionit të Departamentit të Antimafias Italiane, Giuseppe Emilio, flet eskluzivisht për RTV Ora për operacionin dhe skemën e pastrimit të parave. Megjithatë ai ka preferuar të mos përgjigjet për pyetjen nëse hetimet shtrihen në Shqipëri, duke e cilësuar sekret të prokurorisë.

Kreu i Seksionit të Departamentit të Antimafias italiane, Giuseppe Emilio, në një intervistë të dhënë për Rtv Ora flet mbi operacionin e koduar “Basso profilo” dhe implikimin e disa shtetasve shqiptarë. Sipas tij hetimet vazhdojnë prej 4 vitesh.

 

“Kemi ekzekutuar javën që shkoi operacionin e koduar “Profil i Ulët”, që çoi nën arrest 50 persona, disa prej të cilëve në burg e të tjerë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Ky operacion dëshmoi se disa persona të ardhur nga Shqipëria përdoreshin nga organizimi kriminal për t’u bërë pronarë të kompanive fiktive, pra të kompanive të paekzistueshme. Sapo regjistroheshin si kompani të rregullta, ato nisnin e prodhonin fatura false, duke lejuar persona të tjerë, pronarë të kompanive të vërteta të dëshmonin kosto të paekzistueshme duke kryer pra evazion fiskal”.

Edhe pse janë firmosur urdhër ndalimet e para, hetimet vazhdojnë.

“Po hetimet po vazhdojnë e për këtë preferoj të mos komentoj, pasi ekziston sekreti hetimor i Prokurorisë së Katanzaros”.

Megjithatë kreu i Seksionit të Departamentit të Antimafias italiane, Giuseppe Emilio, thekson se çështja nëse hetimi shtrihet në Shqipëri mbetet sekret hetimor.

“Preferoj të mos i përgjigjem kësaj pyetje. Është në mes sekreti profesional dhe Prokurori”.

Nga operacioni bëhet e ditur se ende një person mbetet në kërkim, teksa hetimi duket se është i gjatë.

“Jo, më shumë se dy vite. Në realitet ka vazhduar katër vite duke llogaritur nga kur kemi nisur e deri sot”.

Nga dosja e Antimafias janë regjistruar dhe përgjime të të akuzuarve që flasin për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë, apo dhe tendera kundrejt pagesës 20 për qind

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...