Basha shpalos programin për arsimin: Programe pas-shkollore edukative, librat falas për ciklin parauniversitar. Ja plani për studentët

E Enjte, 28 Janar 2021 12:53

 

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se qeveria e ardhshme e drejtuar nga Partia Demokratike do të mbulojë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Duke shpalosur planin për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha theksoi se arsimi është gjithçka për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo fëmije.

 

“Arsimimi, dija, kultura. Shqipëria ka nevojë për një qeveri e një kryeministër të ekonomisë, Shqipëria do të ketë pas 25 prillit një qeveri e një kryeministër të ekonomisë por Shqipëria ka po kaq nevojë për një kryeministër e qeveri të dijes.

Arsimi është gjithçka për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo fëmije. Suksesi dhe fatin e çdo të riu, për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit. Arsimi është ajo nga e cila përfitojmë të gjithë. Përmes programit, Shqipëria fiton nga arsimi.

Ne do t’iu japim fëmijëve të kenë mundësinë të kenë programe pas-shkollore edukative dhe do t’iu ofrojmë atyre ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu do t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt dhe larg rrugëve. Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar. Arsimi dija, përgatitja e brezit të ri. Ne do të investojmë që çdo fëmije t’i jepet mundësi e barabartë për të pasur sukses. Familjet shqiptare po vuajnë prej kohësh dhe kjo qeveri vetëm i ka shpërfillur vuajtjet, sakrificat e tyre të dhimbshme për arsimimin e fëmijëve të Shqipërisë”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...