“Financim rekord nga buxheti për fermerët”, Basha: 100 milionë euro mbështetje direkte

E Enjte, 28 Janar 2021 13:23

 

Në planin ekonomik të PD nuk mungon programi për fermerët. Krydemokrati Lulzim Basha foli sot për financim rekord nga buxheti i shtetit dhe 100 milionë euro mbështetje direkte.

“Ne do të japim një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët dhe kjo është diçka unë kam pasur mundësinë ta diskutoj me ta nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Për herë të parë, me qeverinë e dal nga vota e 25 prillit fermeri shqiptar do të ketë të njëjtën mbështetje si fermerët e vendeve fqinje. 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.

 

 

Fermerët janë zemra punëtore e Shqipërisë. Prodhimet e tyre duhet e do të jenë krenaria jonë. Ne do të zhvillojmë dhe investojmë në bujqësi, ushqim dhe blegtori që Shqipëria të përparojë me thithjen e teknologjive të avancuara.
Këto janë vetëm disa nga objektivat kryesore të planit tonë të punës për Shqipërinë.
Me këtë plan fiton Shqipëria. Me këtë plan fitojnë shqiptarët. Shqipëria do të fitojë vetëm me vullnetin dhe votën tuaj.
Shqipëria do fitojë pas 8 vitesh premtime të pambajtura. Dhe po jua them edhe një herë: Kjo nuk është më një “fushatë elektorale”. Këto nuk janë më premtim-mashtrimet që aq shumë ju kanë zhgënjyer. Ky është plani ynë i punës, ky është programi ynë qeverisës! Së bashku do ta zbatojmë dhe do të bëjmë të mundur një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ku Shqipëria fiton dhe çdo shqiptar fiton”, deklaroi kreu i PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...