Presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank Kadri Morinaj, takime me krerët e Shkupit zyrtar

E Enjte, 28 Janar 2021 15:48

 

Kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takuan me Presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj.

 

Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj, zhvilloi një takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferri, rreth bashkëpunimit dhe investimeve që ky Grup realizon në Maqedoninë e Veriut. Tashmë vlera e investimeve të këtij Grupi në Shkup, konkretisht në zonën industriale Çojlië, arrin mbi 2.5 milionë euro. Krahas kësaj, investojnë në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë ku vlera e investimit total arrin një shumë prej 4 milionë euro. Kryeparlamentari Xhaferri siguroi z. Morinaj për klimën pozitive në zhvillimin e sipërmarrjeve në vendin fqinj.

 

Në takim ishte ambasadori i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka dhe biseda u përqendrua në investimet e ardhshme të këtij grupi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të jenë në fushën e industrisë financiare.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Gjithashtu, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, i kushtoi një pritje të veçantë Presidentit të Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, z. Kadri Morinaj, për vazhdimin e investimeve në këtë vend.

Në këtë takim z. Zaev falenderoi z. Morinaj për investimet e kryera prej miliona eurosh në Maqedoninë e Veriut dhe garantoi mbështetjen e tij maksimale për Grupin Eurosig-Insig & UBA Bank në investimet e ardhshme në industrinë financiare. Aktualisht investimet e Grupit në këtë vend kalojnë vlerën e 6.5 milionë euro, duke vënë theksin edhe tek investimet në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë.

Maqedonia e Veriut ka qenë dhe vazhdon të jetë në fokusin e Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, për të investuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka u shpreh me nota mjat positive për prezencën e Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, duke ofruar mbështetjen e tij edhe në bashkëpunimet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu prezenca e OSBE-së në Shkup vlerësoi maksimalisht investimet e kryera deri më sot dhe inkurajoi Grupin për të zgjeruar aktivitetet në sipërmarrjet e z. Kadri Morinaj në vendin fqinj.

Ky tur i z. Morinaj në Shkupin zyrtar vërtetoi edhe njëherë se nuk mungon institucionale mbështetja, kur bëhet fjalë për t’i shërbyer komunitetit dhe për të kontribuar në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...