Kryemadhi: Synimi i programit tonë, gruaja të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe jo thjesht numër

E Enjte, 28 Janar 2021 17:35

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me gratë në Prrenjas dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Ndërsa papunësia u përmend si problemi kryesor, Kryemadhi u shpreh se pika kryesore e progarimit të LSI është fuqizimi i gruas dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike.

 

“Ne e ndjejmë që një nga problemet kryesore që kanë familjet shqiptare është papunësia. Dhe papunësia e një nëne, e një gruaje është në numrat më të lartë që kemi pasur ndonjëherë. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i mos krijimit të hapësirave dhe bllokimit të ekonomisë, dobësimit të klimës së biznesit. Sepse në fund të fundit një ekonomi e çlirët i krijon më shumë hapësira fuqizimit ekonomik të gruas.

Ajo që ne e themi dhe që është e domosdoshme, është që një grua e fuqishme dhe e pavarur ekonomikisht, është një hapësirë goxha e madhe për fuqizimin e familjes dhe aq më shumë edhe për fuqizimin e brezit të ri dhe shoqërisë, sepse në fund të fundit shoqëria varet nga një brez i ri. Nëse do të kesh një brez të ri të mirë edukuar, të rritur me dashuri, të shkolluar, normal që zhvillimi i një shteti do të jetë i domosdoshëm.

Një nga pikat kryesore tonat, është për shanse të barabarta. Ne shanset e barabarta nuk i quajmë thjesht numra. Pra nëse ne do t’ia imponojmë Parlamentit Shqiptar numrat e grave në listat e deputetëve, nuk është thjesht ky misioni ynë i arritur.

Ky është një moment që do ta kalojë fazën e vet. Për ne është shumë e rëndësishme që gruaja të jetë pjesë në vendimmarrje, të jetë në hartimin e politikave kryesore për sa i përket mirëqenies në familje, arsimimit të fëmijëve.

Po të shikojmë nëpër universitete, pjesa më e madhe e studentëve dhe pedagogëve janë gra, por kur vjen puna në përkthim në pushtet, është shumë e vështirë për ta përkthyer në emërim dhe në drejtime, ashtu sikurse edhe paguhen më pak. Paguhen më pak se burrat, por kemi edhe mundësitë e pakta të infrastrukturës, sepse mungesa e kopshteve, e çerdheve, mungesa e transportit për të shkuar në punë, apo për t’u marrë me biznes të tyre është e vështirë.

Të hapësh sot një biznes në Përrenjas dhe ta mbash atë është shumë e vështirë, aq më shumë kur mundësitë ekonomike janë shumë të vogla, që njerëzit të vijnë dhe të konsumojnë në një biznes. Pika kryesore e jona është fuqizimi i gruas. Por nga ana tjetër edhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Ne na duhet të krijojmë hapësira më shumë për gratë dhe vajzat tona, sepse kjo është një nga pikat e forta që kemi si LSI. Dhe unë si Kryetare partie e kam ndjerë mbështetjen e fortë të grave dhe vajzave, sidomos të mikeve që janë jo vetëm në LSI, por edhe jashtë saj. Sepse në fund të fundit për një grua është shumë e vështirë, sado e fortë të jetë ajo, në një ambient që është edhe pak maskilist”,- tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...