“Na hoqën asistencën se jemi me PD”, dëshmitari për dosjen ‘184’: Po tentohet të kalohen afatet për t’u mbyllur çështja

Premte, 29 Janar 2021 11:18

 

Teksa sot është gjyqi për dosjen e bujshme ‘184’, një prej të pandehurve për këtë çështje ka lëshuar akuza se seancat po zvarriten për t’u mbyllur hetimet.

Haki Çenka, i thirrur në seancë si dëshmitar, deklaroi në një prononcim për gazetarin Enver Doçi se po tentohet që të kalohen afatet, ndërsa theksoi se djalit të tij, edhe ai dëshmitar, i ishte hequr asistenca sociale pasi ishin me bindje të djathta.

 

 

“Shtyrja e gjyqit bëhet për të kaluar afatet e çështjes, që të mbyllet fare dosja. Është hera e dytë që shtyhet. Na kanë thirrur dhe nuk na kanë pyetur dhe as nuk na kanë lënë për të folur. Djalit tim i kanë hequr asistencën se pse jemi demokratë. Janë thirrur vetëm demokratët. Këta janë specialistë, jo socialistë.”, tha një prej dëshmitarëve të dosjes 184.

Në këtë proces gjyqësor në Dibër po mbahet seancë për katër pandehur, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave. Në mesin e të pandehurve ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016. Dosja e bujshme 184, që trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në BILD-in Gjerman, u zhbë, përderisa bëri disa herë rrugëtimin nga Dibra në Tiranë e anasjelltas, për t’u vendosur përfundimisht në qytetin e largët, pasi SPAK lau duart prej saj, me pretendimin se nuk kishte kompetencë për ta hetuar.

4 të pandehur
Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.

Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Edhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatinpër kryebashkiak i Aleancës për Shqipërinë Europiane

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...