Ambasadori britanik: Vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht. Zgjedhjet e 2021 do të jenë sfiduese, jetike

Premte, 29 Janar 2021 11:24

 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman deklaroi sot se vullneti i popullit shqiptar nuk respektohet ende plotësisht ndonëse është detyrim nga Kushtetua. Në një konferencë me temë “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”, Norma tha se gjatë këtyre 30 viteve të fundit, demokracia shqiptare ka bërë progres, por është përballur dhe me probleme.

 

“Pavarësisht përmirësimeve gjatë viteve, vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht. Kushtetuta kërkon që vullneti i qytetarëve të respektohet. Fenomene negative kanë vijuar si keqpërdorimi i institucioneve publike, intimidimi i votuesve, aksesi në media i partive të vogla apo dhe blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike. Zgjedhjet e 2021 do të jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian. Partitë kanë mungesë besimi tek njëra-tjetra ashtu si qytetarët e vendit. Edhe në shumë vende të botës qytetarët po humbasin besimin tek partitë. Kjo duhet të ndryshojë. Një vëzhgim i pavarur është me shumë rëndësi. Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe besueshmërinë drejt një procesi elektoral më demokratik. Qeveria britanike synon të sigurojë që zgjedhjet e 2021 të jenë më të mirat”, deklaroi Norman

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...