“Durrësi do kthehet në qytet lider për tërheqjen e investimeve të huaja”/ Kryemadhi: Papunësia dhe varfëria do t’i mbeten historisë

Hënë, 01 February 2021 09:58

 


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.


Në një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi do t’i mbeten historisë.

“LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri. Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj”, shkruan Monika Kryemadhi.

Postimi i Monika Kryemadhit

Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik 📊, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ja lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.
LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri. 🌹
Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...