“Në dy muaj, 220 mijë doza nga COVAX”/ Mjeku Dasho jep lajmin: Me çmimin special prej 5.25 USD

Hënë, 01 February 2021 10:00

 


Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka dhënë dje lajmin se brenda 2 muajve vendi ynë do të përfitojë në sajë të mekanizimit COVAX 200 mijë doza nga kompania “AstraZeneca” dhe 20 mijë të tjera nga “Pfizer” me një çmim prej 5.25 dollarë për dozë. Sipas doktorit, kjo dërgesë jo për shkak të meritës, por bujarisë së Bashkimit Europian.

dasho-vaksina-mjeku
“Pasi i vari shpresat për muaj të tërë te COVAX, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ‘Pfizer’, Borati ka nisur të përqeshë COVAX-in, si një mekanizëm të ngathët dhe të padobishëm.

Shpresat janë varur te ‘Pfizer’-i, marrëveshja me të cilin po propagandohet si arritja gjeniale e ‘lypësit numër një’! Sa keq sërish për Boratit tonë! Sepse brenda dy muajve Shqipëria (jo për meritë të Boratit, por në sajë të solidaritetit të COVAX-it) pritet të përfitojë gati 200 mijë doza të vaksinës së ‘Astra Zeneca’ dhe 20 mijë doza të ‘Pfizer’ me çmimin special prej 5.25 dollarë për dozë! Borat, boll u bëre qesharak! Diplomacia është sport i vështirë dhe kërkon këllqe, jo shtete prej kartoni si ai që e ke katandisur ti Shqipërinë. Bëj ndonjë punë të mirë për të ndalur sadopak ritmet e frikshme të COVID-it dhe vdekjet e qytetarëve të tu! Kjo është përgjegjësia jote! Sa për të tjerat, shqiptarët janë me fat që për ta mendon Bashkimi Europian dhe OBSH-ja”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...