Akuzat, eurodeputeti i përgjigjet Ramës: Ne i marrin informacionet nga qeveria, opozita dhe …

E mërkurë, 03 February 2021 09:34

 

Eurodeputeti Michael Gahler gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për ‘A Show’ në SYRI TV i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga Edi Ramës se ai merr informacione vetëm nga opozita.

Gahler është shprehur se ai i merr informacionet nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile etj.

‘E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri. Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane.

Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë’, u shpreh Michael Gahler për SYRI TV.

Sipas eurodeputetit dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler akuzat e Ramës për vaksinat janë të padrejta.

‘Në fakt ka pasur një referencë mesa duket për mënyrën se si ne po i shpërndajmë vaksinat. Ka pasur kritika në këtë fushë, sikur ne jemi të këqinjt.

Por ne si BE i kemi dhënë vendeve të Ballkanit mbështetje për të luftuar Covid. Është shumë e vështirë edhe për ne të marrim vaksinat. Në fakt unë u habita kur lexova për këtë gjë’, theksoi Michael Gahler

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...