PD: Thasë të tjerë me para për inceneratorët që s'punuan kurrë!

E mërkurë, 03 February 2021 09:59

 

Partia Demokratike njoftoi se skandalet mbi inceneratorët e denoncuar prej saj vazhdojnë. Departamenti i Antikorrupsionit bëri të ditur se më 24 dhjetor të vitit 2020, me firmën e zv. Kryeministrit, Erion Braçes, është miratuar vendimi nr.1154, një fond për shpronësimin e një sipërfaqe të llojit tokë arë dhe vreshta në zonën e Sharrës, e cila do të përdoret për ndërtimin e Inceneratorit, duke rritur kështu shpenzimet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës me 47 milionë Lekë të reja.

Bashkia e Tiranës do të duhet të shpronësojë rreth 11 mijë metra katrorë tokë vreshta dhe arë në favor të kompanisë Integrated Energy BV SPV, me qëllim ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Pronarët e pasurive të paluajtshme që do të shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, duke shtuar në listën e shpenzimeve edhe 325 milionë Lekë të reja dhe në një kohë kur ende pronarët që janë shpronësur më përpara në Sharrë, nuk kanë marrë koston e shpronësimit të tokave të tyre.

 

Deri më tani janë evidentuar vetëm 3 pronarë si persona konkret për shpronësim, ndërkohë që 4 sipërfaqe toke janë ende pa dokumentacion, ndonëse qeveria ka parashikuar fondin për shpronësim edhe për këto prona.

 

Kjo kosto e re që i shtohet taksapaguesve shqiptarë, vjen në një kohë kur kompania koncensionare e landfillit të Sharrës, ende nuk ka kryer asnjë investim për ndërtimin e inceneratorit, për djegien e plehrave, "ka theksuar Partia Demokratike në qendrimin e saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...